Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

223 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, vjen nje lajm i keq per Eriksen? “Nje tjeter klub eshte terhequr nga gara per te: ja detajet.”

Inter, vjen nje lajm i keq per Eriksen? “Nje tjeter klub eshte terhequr nga gara per te: ja detajet.”
Inter Club Staff

Merkato e janarit tek Interi kalon me patjeter nga e ardhmja e Christian Eriksen: mesfushori danez tashme eshte jashte projektit teknik te zikalterve.

Por me shume gjerat i ka komplikuar edhe sjellja e agjentit te Eriksen, i cili ka vendosur te hedhe ne gjyq Interin per disa pagesa te komisioneve.

Gjithesesi, ato minuta ndaj Sampdorias nuk duhet te genjejne askend, sepse Conte nuk ka ndryshuar aspak mendim per te.

Interi ka vene ne qafen e Eriksen tabelen e madhe “ne shitje”, por per momentin per te nuk kane ardhur oferta konkrete.

Gjithesesi, sipas asaj qe tregon calciomercato.com, drejtuesit zikalter jane te bindur se do e gjejne nje zgjidhje deri ne fund te merkatos.

NJE PRETENDENTE ME PAK – Agjenti i lojtarit eshte ne pune per te gjetur nje sistemim te ri per lojtarin e tij.

Por nderkohe, eshte venitur totalisht nje hipoteze qe ka dale ne pah ne ditet e kaluara:

Ajax, ish-klubi i Eriksen, ka vendosur te heqe dore nga gara per te.

Klubi hollandez e ka menduar seriozisht, por me pas ka investuar 20 milione euro per Sebastien Haller te cilin e ka blere 20 milione euro.

Keshtu, duket se nuk ka me asnje shans qe Eriksen te shkoje ne Amsterdam ne nje rikthim qe do te kishte gezuar shume hollandezet.

LEVIZJE SURPRIZE – Nderkohe qe ka deshtuar hipoteza Ajax, e ardhmja e Eriksen mund te jete perseri ne Londer, te Tottenham.

Jose Mourinho ne menyre surprize duket se ka hapur rruge per nje rikthim te mundshem te tij pas propozimit te bere nga disa ndermjetes.

Nuk ka ende nje tratative, sepse rroga e Eriksen mbetet nje problem shume i madh per Spurs, por nese do te hapet nje spirale nga ana e Interit, kjo gje mund te ndodhe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.