Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

502 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi, zbulohen fjalet qe i ka thene skuadres pas derbit: “A e pate cfare ndodhi? Te gjithe kete…”

Inzaghi, zbulohen fjalet qe i ka thene skuadres pas derbit: “A e pate cfare ndodhi? Te gjithe kete…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme, edhe pse ishte e diele, Inter eshte rikthyer ne Appiano Gentile per te punuar menjehere pas derbit.

Kjo per shkak se direkt neser Inter do te perballet me skuadren e Romes ne San Siro ne nje sfide te vlefshme per Kupen e Italise.

La Gazzetta dello Sport ndalet nderkohe te ajo qe ndodhi dje ne Appiano Gentile, pasi Inzaghi ka mbledhur grupin per te folur me ta.

Ai ka dashur ti karikoje te gjithe dhe te nenvizoje rrugen qe te gjithe bashke duhet te ndjekin pas asaj humbje me Milanin.

“Tashme koha nuk mund te kthehet dot prapa. Inter ka humbur me Milanin nje shans te arte per te vrare kampionatin.”

“Nderkohe, dje Inzaghi ka dashur te flase disa fjale me skuadren e tij qe aq shume e mbron ne cdo rast qe i jepet.”

“Ai ka kerkuar nga te gjithe ata qe te gjithe kete inat per ate ndeshje te humbur ne menyre te pamerituar ta kthejne ne force.”

“Njejte si ka ndodhur me Lazion, kur Interi ka marre nje humbje pothuajse identike ku zikalterit kishin dominuar per te gjithe lojen por ne fund kishte fituar Lazio duke permbyur rezultatin.

“A e pate cfare ndodhi? Ne momentin e pare qe nuk mbyllim nje ndeshje rrezikojme te hedhim gjithcka ne kosh. E kuptoj inatin, por ky inat duhet te kthehet ne force”, kane qene fjalet e tij.

“Kjo eshte ajo qe kerkon Inzaghi: inatin ta kthejne ne force. E kane bere me pare, duhet ta bejne prape.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.