Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,326 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, vjen nje oferte e padegjuar nga Barcelona? “Nje agjent i ka propozuar Interit kartonin e Griezmann ne kembim te…”

Inter, vjen nje oferte e padegjuar nga Barcelona? “Nje agjent i ka propozuar Interit kartonin e Griezmann ne kembim te…”
Inter Club Staff

Eksperienca me bluzen e Barcelones e Antoine Griezmann po del shume me pak ekzaltuese nga sa ishte menduar ne fillim.

Sulmuesi francez qe erdhi veren e shkuar nga Atletico Madrid nuk ka arritur ende te tregoje vlerat e tij me bluzen e skuadres se re.

Por ne javet e fundit, ai ka perfunduar shpesh here ne pankine, dhe minutazhi ka qene shume i paket per te.

Nje situate e komplikuar kjo si per lojtarin, qe ka pasur pritshmeri te tjera, por edhe per klubin qe gjendet perballe nje investimi teper te madh dhe te gabuar.

Nderkohe, ditet e fundit per Grizou jane bere perpara klube te rendesishme si Manchester United dhe Manchester City, por sipas nje lajmi nga Spanja, ne keto ore ka dale ne pah edhe emri i Interit.

Sipas asaj qe shkruan Mundo Deportivo, nje agjent shume i njohur ja ka propozuar Antoine Griezmann Interit.

Ai ka propozuar qe francezi te kaloje ne kembim te Lautaro Martinez ne Milano, i cili eshte objektivi i madh i Barcelones per kete merkato.

Por nderkohe, nga ana e saj, Barcelona nuk eshte e bindur per nje tratative te tille me Griezmann ne kembim sepse ne kete menyre ata do te pesonin nje minusvalence te madhe duke qene se Interi nuk do te pranonte asnje lojtar ne kembim qe peshon ne bilanc me 100 milione euro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.