Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,403 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare po ndodh? “Nga Gjermania te bindur se Marotta ka mbyllur marreveshjen per lojtarin e…”

Inter, cfare po ndodh? “Nga Gjermania te bindur se Marotta ka mbyllur marreveshjen per lojtarin e…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme direkt nga Gjermania ka ardhur nje lajm qe ka habitur jo pak mediat ne itali per sa i perket merkatos.

Direkt nga Sky Sports Deutschland ka ardhur nje ze qe lidh skuadren e Interit me nje lojtar te Eintracht Frankfurt.

Ja cfare shkruajne ata: “Me sa duket ka ardhur vertete ne fund aventura e Filip Kostic me Frankfurtin: ata do te ndahen ne fund te sezonit.”

“Por duket se lojtari po shkon me shpejtesi drejt Milanos ku e pret skuadra e Interit qe e ka kerkuar edhe ne te kaluaren.”

Sky Sports DE - Kostic saluta l'Eintracht? L'Inter ha già pronto un contratto

“Eintracht nga ana e saj kerkon 15 milione euro dhe e ardhmja e Filip duket tek Interi qe deshiron te investoje tek ai.”

“Agjentet e tij kane kohe qe bisedojne me Interin dhe madje kane gjetur edhe gjuhen e perbashket per kontraten e tij te re.”

“Ata kane rene dakord per nje kontrate kater vjecare me rreth 5 milione euro ne sezon por ne kete moment, Eintracht nuk ka marre nje oferte zyrtare nga Inter.”

Ky eshte lajmi qe jep Sky Sports Deutschland, por duket pak i habitshem sepse Inter deshiron te rinovoje me Perisic dhe fakti qe Gosens sapo eshte blere, blerja e Kostic nuk ka kuptim. Me shume do te mesohet ne ditet ne vazhdim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.