Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

814 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohen fjalet e Zhang per Conten ne takimin e djeshem: “Me vjen keq tranjer Conte qe…”

Inter, zbulohen fjalet e Zhang per Conten ne takimin e djeshem: “Me vjen keq tranjer Conte qe…”
Inter Club Staff

Momenti eshte delikat, sepse nuk ka si te jete ndryshe, pas atij barazimi te shemtuar ne Meazza kunder Shakhtar Donetsk.

Ai 0-0 ka ulur ne gjunje Interin perpara nje pergjegjesie te madhe, sepse eshte deshtuar keqazi ne Europe.

Ashtu si tregohet sot nga Corriere della Sera, diten e djeshme ka pasur nje takim ndermjet drejtuesve dhe Contes.

Nje takim balle per balle, ku ka dale ne pah nje pozicion kompakt. Te gjithe kane rene dakort se skuadra duhet te vazhdoj ne rrugen e saj drejt permiresimit.

Por nderkohe, nga Kina me sa duket kane ardhur fjale te rendesishme per Conten: “Po, ka pasur nje takim drejtues-Conte, por edhe fjale nga Steven Zhang, presidenti i Interit, per Conten.”

“Kemi qene te vetedijshem per problemet dhe veshtiresite qe mund te kishim gjetur perballe ne kete sezon kaq anormal per shkak te pandemise.”

“Bashke kemi vendosur qe ti perballim ato me shume kurajo dhe vullnet. Me vjen keq qe nuk kaluam dot, por objektivi yne tranjer Conte, nuk ndryshon.”

“Eshte ai qe te luftojme bashke per te miren e Interit dhe te japim gjithcka per klubin e Interit. Te gjithe bashke.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.