Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

333 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet kerkesa e papritur qe Inter do i beje Contes: “Klubi do kerkoje qe ti pergjysmoje…”

Inter, zbulohet kerkesa e papritur qe Inter do i beje Contes: “Klubi do kerkoje qe ti pergjysmoje…”
Inter Club Staff

Me sa duket lajmi qe ka ardhur vetem ne keto caste nga gazetari i njohur italian, Paolo Ziliani, eshte me te vertete i bujshem.

Sipas tij, Interi do te beje nje kerkese te papritur per tranjerin e saj Antonio Conte per shkak te situates ekonomike te veshtire qe po kalon futbolli.

Gjithmone sipas gazetarit italian, kjo do te jete nje tentative e nevojshme nga ana e klubit, por nuk dihet se si do te pritet ajo nga tekniku zikalter.

“Une diten e sotme kam marre nje lajm nga nje burim shume i besueshem ne Mbreterine e Bashkuar qe di dicka ne lidhje me klubin zikalter.”

“Nderkohe qe Suning po mendon se si te sjelle fonde ne klubin zikalter per te tejkaluar situaten e veshtire ekonomike, drejtuesit zikalter po mendojne edhe per uljen e kostove.”

“Duke pare rrogen e larte qe Antonio Conte merr aktualisht tek Interi, ata kane menduar ti bejne nje kerkese jo te lehte tranjerit.”

“Marotta do te ulet te bisedoje me te dhe do i kerkoje qe nese eshte e mundur rroga e tij te pergjysmohet nga sezoni i ardhshem e mbase bashke me kete te vije edhe nje rinovim me shifra me te ulta.”

“Ne kete moment nuk dihet se si do te pergjigjet Conte, por nese do te pranoje do te ishte nje gjest shume i madh per hir te Interit e qe do te rriste shume edhe piket e tij ne syte e tifozeve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.