Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

554 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet levizja e madhe e Marottes: “Nese largohet De Vrij do te vine dy lojtare: ja emrat.”

Inter, zbulohet levizja e madhe e Marottes: “Nese largohet De Vrij do te vine dy lojtare: ja emrat.”
Inter Club Staff

Edhe pse merkato per Interin sapo eshte mbyllur, puna e Beppe Marottes dhe Piero Ausilios eshte nje pune qe nuk mbaron ndonjehere.

Dy drejtuesit e Interit po punojne fort edhe per sezonin e ri sepse nga skuadra e pare mund te kete nje largim te rendesishem.

Behet fjale per Stefan De Vrij, i cili eshte ne skadence kontrate ne 30 qershor te 2022 dhe Mino Raiola, agjenti i tij, po tenton ta shese.

Nderkohe, nga ana tjeter, Interi deshiron ta mbaje lojtarin por nese ai nuk do te rinovoje, atehere mund te largohet. Por kush do te vinte ne vend te tij?

Per kete gje ne fakt ka folur specialisti i njohur i merkatos, Enzo Bucchioni, i cili ka shkruar nje editorial ne Tutto Mercato Web.

Keto kane qene fjalet e tij: “Nese De Vrij largohet vertete ai nuk do te zevendesohet vetem nga nje lojtar por ne fakt dy lojtare do te vine ne Milano.”

“I pari eshte Bremer nga Torino, per te cilin Interi pritet te beje nje investim te rendesishem ndersa i dyti eshte Luiz Felipe, nje lojtar teper i rendesishem edhe ky qe do te vinte me parameter zero.”

“Te pakten ne kete moment qe po flasim ideja e Marottes dhe e Ausilios eshte kjo: te afroje keta dy lojtare ne Milano ne rast te largimit te De Vrij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.