Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

461 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Inzaghi flet per gjithcka: “Derby nuk vendos asgje, jemi heret. Jam i lumtur per dicka. Penalltite do i gjuaje…”

Inter, Inzaghi flet per gjithcka: “Derby nuk vendos asgje, jemi heret. Jam i lumtur per dicka. Penalltite do i gjuaje…”
Inter Club Staff

Pasi eshte mbyllur merkato dhe pasi eshte mbyllur edhe pushimi i radhes i Komebtareve, tashme eshte momenti qe te mendohet per derbin e Milanos qe luhet neser ne 18.00.

Ne kete ndeshje do te vendoset shume per te ardhmen sepse Inter dhe Milan ndodhen respektivisht ne vendin e pare dhe te dyte.

Keto kane qene fjalet e misterit te Interit ne shqip:

Cfare pret nga nga ndeshja e neserme?

“Do te jete nje periudhe shume intensive, stimuluese. Do te perballemi me kundershtare me prestigj keto kohe.”

“Neser do te jete nje derbi i ndjere, djemte jane te bindur, jane te perqendruar. Shpresoj qe te jene edhe me mendje te lire.”

“Duhet te jemi te bindur per forcen tone si skuader dhe per forcen individuale.”

Eshte nje ndeshje qe mund te nxjere Milan nga gara Scudetto?

“Mendoj se jo sepse mungojne shume ndeshje ende. E kemi pare si shkoi heren e fundit: ne derbi kishim 7 pike diference por kemi barazuar dhe me pas jemi treguar te zotet qe te ngushtonim diferencen.”

“Eshte nje ndeshje shume e rendesishme. Paraqet per ne nje gje te madhe, sidomos kur jane edhe 15 ndeshje per te luajtur. Por asgje nuk eshte e vendosur.”

Cfare prove force duhet te beje Interi?

“E dime rrugetimin tone qe kemi nisur kete vere bashke me djemte dhe klubin.”

“E dinim qe do te fillonim nje rrugetim te veshtire me shume pengesa, por jemi treguar te zotet qe te kalojme cdo problem.”

Mendon se ke nje skuader me te kompletuar me Gosens dhe Caicedo?

“Patjeter, kemi drejtues teper te medhenj dhe nje president te madh qe ne kete moment eshte me ne edhe fizikisht.”

“Per Gosens duhet pritur edhe pak por kemi bere nje goditje te madhe. E njohim te gjithe. Caicedon e kam stervitur per shume kohe, ka qene nje mundesi e mire merkato.”

“Jemi gjendur gati ne nje situate delikate dhe kemi bere nje merkato qe duhej te behej.”

Kush do i gjuaje penalltite?

“Si radhe te pare duhet te vleresoj gjendjen totale te skuadres. Mungon stervitja e sotme, te shohim. Neser si do te zgjohemi…”

“Kemi nje liste me gjuajtes penalltie. Nese do te ndodhi do te shohim, por duhet ta dini se i pari ne liste eshte Lautaro. Pastaj kemi Calhanoglu, Perisic, Sanchez dhe shume te tjere.”

Do te jete nje motivim me shume te nisesh ndeshjen si favorit?

“Une kam luajtur shume derby. Favorite nuk ka dhe nuk ka asnjehere rendesi klasifikimi. Diferencen ne ndeshje te tilla e bejne episodet.”

“Duhet te jemi te zotet qe ti percaktojme. Motivimet ne fund bejne diferencen gjithashtu.”

Ka ndonje rivale qe mund te shtohet ne luften per titull?

“Klasifikimi eshte shume i vertete. Te gjitha gjerat jane te hapura. Pervec Milan dhe Napoli eshte edhe Atalanta dhe Juventusi qe jane shume te forte.”

“Juventus ishte favoritja ime e veres, ne dy muajt e fundit ka bere nje rrugetim te forte dhe nje merkato te madhe.”

“Por te shohim.”

Eshte nje Milan me pak apo me njesoj i forte me ate qe u perballet ne fazen e pare?

“Ishin ne nje moment super atehere. Kane pasur ndonje renie me pas. E njoh Piolin, eshte shume i pergatitur dhe i jep nje organizim te mire skuadrave.”

“Tani qe prej Empolit ata kane bere ndeshje te mira. Kane pasur veshtiresi por fusha ndonjehere genjen.”

Si jane amerikano latinet qe sapo jane rikthyer? Ke dyshime per formacionin?

“Une do te shoh ne stervitjen e sotme per te vleresuar. Lautaro ka bere nje pune te mire me Caicedon qe e kam pare gjithashtu mire.”

“Sanchez me ka thene se ndodhet shume mire. Do e shoh sot. Mungon vetem Correa dhe Gosens. Gjermani po ben rrugetimin e tij ndersa per Correan kane kaluar dy jave nga demtimi. Eshte i qete dhe shpreson te kthehet shpejt.

Ne Kupen e Italise Inter do te beje prape turn over?

“Do te shohim njehere sepse nuk kemi ndeshje te lehta. Kemi luajtur shume ndeshje keto kohe dhe ndeshje edhe prej 120 minutash.”

“Duhet te jetojme ndeshje pas ndeshje.”

A ka qene e vlefshme ta kesh skuadren te gjithe ne dispozicion gjate grumbullimit te kombetareve?

“Patjeter qe po. Do te me kishte pelqyer te kisha edhe Vecino, Martinez dhe Sanchez, por si kisha. Mbeti vetem Vidal.”

“Vecino u rikthye me shpejt ndersa Sanchez do e shoh sot. Por e sigurt qe kesaj radhe ishte me ndryshe se heret e tjera.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.