Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

386 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet plani i klubit per te zevendesuar Handanovic? “Ja 4 emrat e nxehte: njeri prej tyre kushton vetem…”

Inter, zbulohet plani i klubit per te zevendesuar Handanovic? “Ja 4 emrat e nxehte: njeri prej tyre kushton vetem…”
Inter Club Staff

Interi shikon perpara dhe po studion nje plane te mirefillte per porten e se ardhmes dhe per te zevendesuar portierin aktual.

Samir Handanovic, i cili eshte ne skadence kontrate ne 2022, vitin e ardhshem do te jete 37 vjec dhe mund te alternohet me nje portier tjeter te nivelit te larte qe mund te behet keshtu pasardhesi i tij.

Ne maje te listes me sa duket eshte pikerisht ai, 26 vjecari i Udineses, Juan Agustin Musso, i cili ka kohe qe ndiqet me kujdes nga Interi.

Ne muajt e ardhshem Interi ka qene afer tij, po vleresimi i Udineses (prej 30 milione eurosh) eshte konsideruar si shume i larte per momentin.

Por kujdes per nje new entry italian, e behet fjale per Marco Silvestri (portieri i Hellas Verona) qe eshte ne skadence kontrate ne 2022 dhe mund te largohet nga venetet ne fund te sezonit me nje cmim teper te ulet.

Nje marreveshje potenciale low cost keshtu per Interin, duke pare edhe rrogen teper te ulet te portierit, i cili merr vetem 400 mije euro ne sezon. Ai mund te kushtoje vetem 3-4 milione euro.

Ai ne dy sezonet e fundit ka treguar se mund et beje mire edhe ne nivele te larta dhe eshte marre ne konsiderate gjate veres nga Interi, por me pas zikalterit vendosen te mbanin ne shtepi Ionut Radu si zevendes Handanovic.

Per sa i perket kerkimit nderkombetar, nje emer qe shihet me kujdes eshte ai i Andre Onana, portieri i Ajax, edhe ai ne skadence kontrate ne vitin 2022.

Ne vere eshte menduar edhe Chelsea per te, por me pas ata kane vendosur te hidhen ne sulm per Edouard Mendy.

Tani, emri i tij studiohet me kujdes nga Interi qe ka shume raporte te mira edhe me agjentin e lojtarit (Ausilio mbi te gjitha).

Por pa harruar edhe klasin e 1997, Alex Meret, qe tek Napoli ka nje kontrate deri ne 2025, por po ka nje problen te madh.

Per momentin, ai eshte ne konkurence totale me David Ospina, dhe prandaj gjera te rendesishme mund te ndodhin ne vazhdim.

Vera eshte larg, por Interi si gjithmone me ne krye Marotten nuk deshiron te gjendet e papergatitur per dicka kaq shume te rendesishme.

Ja pse ne kampin zikalter po ndiqet me kujdes situata e kater emrave me lart: Interi ka filluar te mendoje seriozisht per zevendesimin e Handanovic qe nuk eshte me i ri si njehere e nje kohe, por ku i dihet, mbase gjithcka ka filluar edhe pasi paraqitjet e Handanovic kohet e fundit kane qene larg nivelit qe te gjithe njohin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.