Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

544 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte hap zemren si asnjehere: “Interi eshte jeta ime! Per Eriksen, Vidal dhe Steven Zhang ju them…”

Inter, Conte hap zemren si asnjehere: “Interi eshte jeta ime! Per Eriksen, Vidal dhe Steven Zhang ju them…”
Inter Club Staff

“Interi eshte jeta ime, jetoj me Interin 24 ore ne dite, pa ndalese, me nje objektiv te vetem: te ndihmoj klubin qe te rikthehet ne maje te top klubeve Europiane, aty ku historia do qe te jemi”.

Keshtu e ka nisur tregimin e tij Antonio Conte, i intervistuar per La Gazzetta dello Sport: “Fitorja ne fund nuk eshte asnjehere e sigurt apo e garantuar, por krijohet me nje rrugetim te gjate te bere me pasion, pune, djerse, duke u kuruar per te vecantat.”

“Une kam punuar gjithmone keshtu ne karrieren time dhe kur nje dite, shpresoj shume larg, te largohem, per dicka do te jem i sigurt: Interi qe od te le do te jete nga cdo kendveshtrim me i mire se Interi qe gjeta.”

“Per te qene kompetitiv ne nivele te larta eshte e nevojshme qe secili te jape me te miren e tij ne cdo sektor, duke rritur nivelin personal dhe ate te pergjithshem.”

“Eshte totali i ketyre hapave qe te bejne te shkosh deri ne gjysme te rruges dhe te ben nje grup ambicioz te uritur per te fituar. Te gjithe gezojne ne fitore dhe te gjithe humbasin bashke.”

“Shume flasin vetem per fitoren sikur eshte aty, e lehte per tu kapur, mu tek dora. Por une nderkohe flas per nje mentalitet fitues.”

“Per pergatitje per fitoren. Kjo sepse, ashtu si shikohet, mund te fitohet ne nje vit edhe per merita te te tjereve, jo vetem te tuat.”

“Por te behesh nje klub fitues ne kohe, eshte dicka tjeter. Objektivi im bashke me klubin eshte qe te arrijme te dergojme Interin ne ate nivel. Por duhet te jemi te qarte dhe te mos shohim tym.”

“Nuk arrihet vetem me nje blerje apo me nje tranjer te mire, kjo sepse dhjete vite pa trofe nuk jane te rastesishem.”

“Shume kemi bere, por shume duhet te bejme akoma. E kam pranuar detyren e Interit duke e ditur se duhet te mbuloja shume probleme me pare. Punoj per kete gje cdo dite te shenjte.

Kur ke ardhur ne Milano bota interiste te ka pare si pasardhesin e Herrera. Trapattoni, Mourinho. Pra nje gjeneral i vertete qe dergon skuadren drejt fitores dhe ndryshon historine njehere e pergjithmone…

“Inter i Herrera dhe Mourinhos ishin realitete te konsoliduara. Skuadra me sume lojtare qe kishin fituar shume.”

“Edhe Interi im ka vlera te rendesishme, dua vetem qe te mos me ngaterrojne me dimensione te tjera. Ne jemi nisur shume me prapa se ato skuadra.”

Por vitin e shkuar keni arritur ne vendi ne dyte dhe ne nje finale te Europa League. Eshte e drejte qe tifozet te enderrojne per hapin e fundit…

“Tifozet kane te drejte qe te enderrojne, duhet te jemi te bindur per ate sezonin e shkuar se ka qene nje sezon anormal.”

“Ne kemi bere dicka te madhe edhe per deficencat e dikujt tjeter. Kemi perfunduar -1 nga vendi i pare, edhe sepse Juventusi e fitoi kampionatin me heret dhe me pas sikur e ka lene pak rrugetimin.”

“Une paradoksalisht jam me shume krenar qe kam arritur aq shume perpara Napolit, qe e nisi kampionatin per te fituar.”

“Nga Juventusi nuk kujtoj vetem -1 ne finale, por edhe ndeshjen qe kane luajtur dhe fituar kunder nesh perpara lockdown.”

“Aty ata kane treguar se kane force akoma dhe uri per te fituar dhe sukses. Ne po punojme qe te jemi njesoj gjithashtu.”

Sipas teje, ky Inter eshte me e mire, ose me mire, eshte me e forte se ajo e vitit te kaluar?

“Numerikisht jemi me te strukturuar. Si funksionalitet lojtaresh me pas mund te permiresohemi akoma me shume.”

Merkato te ka kenaqur?

“Tranjeret nuk jane kurre plotesisht te kenaqur, nuk e di? Nuk do e gjesh kurre dike te kenaqur nga merkato, me beso…”

“Por cdonjeri prej nesh ka ne mendjen e tij situata per tu rregulluar, ndonje rol per ta mbuluar ne menyre te ndryshme, ndonje lojtar per te adaptuar.”

“Ka qene nje merkato e veshtire per te gjithe. Si per te blere por edhe per te shitur. Klubi ka qene e qarte: merkato do te behet me lojtaret qe do te shiten.

“Detyra ime eshte qe te bej skuadren te luaje me mire, normalisht skuadren qe kam ne dispozicion.”

Ju jeni bere nje punonjes administrate? Edhe ne deklaratat tuaja dukeni me afer klubit, pra ndiqni linjen e tyre…

“Une kam qene gjithmone nje punonjes. Klubi vjen perpara te gjithave dhe eshte mbi gjithcka. Per kete punoj, qe te permiresoj edhe strukturat. Eshte e drejte qe te gjithe, une i pari, te punojme ne funksion te klubit dhe per te miren e klubit.”

Interi po e ka me te veshtire nga sa ishte parashikuar. Pse?

“Imazhi i Interit nga ana e kundershtareve ka ndryshuar dhe kjo do te thote se kemi bere mire. Por edhe se ndeshjet kunder ndesh pergatiten ne menyre te ndryshme: luajne te gjithe me vdekjen dhe me perqendrim maskimal.”

“Ky kampionat eshte me i veshtire se vitin e shkuar. Duhet te jemi me te mire dhe me te zotet ne momente te caktuara te ndeshjes.”

“Duhet te evitojme cdo shperqendrim, duhet te humbasim me pak. Me nje fjale, duhet te rritemi. Ne nivel kundershtaresh pastaj mund ta veme re se ata japin gjithcka kunder nesh.

Eriksen deshiron te luaje me shume.

“Te gjitha zgjedhjet qe une bej jane vetem dhe gjithmone per te miren e Interit jo per te miren individuale te lojtarit.”

Zgjedhja per te perdorur Bastonin ka dale nje zgjedhej e mrekullueshme…

“Nje teknik duhet te kete nje vizion. Shikon nje djal te ri dhe shikon tek ai ate qe ai mund te behet. E tek Bastoni e kam pare kete gje. Por mos me thoni se do flasim per cdo lojtar me radhe tani?”

Nje kuriozitet per Vidal: eshte pak prapa deri me tani…

“Vidal eshte nje lojtar shume i madh, ka qene i tille dhe ai e di gjithmone ate qe duhet te beje. Ka nevoje per dy jave stervitje te plota.”

“Por ai duke luajtur ne vazhdimesi do te fitoje formen me te mire dhe do te beje Vidalin edhe per Interin. Por Arturito nuk diskutohet.”

Si eshte raporti yt me Steven Zhang? 

“Eshte nje person ekstremisht i pergatitur, i vendosur, i sinqerte. Interi eshte tashme pjese e jetes se tij, edhe pse ne nje moment si ky, kur ai duhet te kaloje kohe ne menyre te nevojshme ne Kine, ai e tregon mbeshtetjen e tij per Interin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.