Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 11, 2022

Scroll to top

Top

357 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet prapaskena e madhe me Calhanoglu ne vere: “Pas ofertes se Interit, Juventus dhe Milan tentuan…”

Inter, zbulohet prapaskena e madhe me Calhanoglu ne vere: “Pas ofertes se Interit, Juventus dhe Milan tentuan…”
Inter Club Staff

Me sa duket diten e sotme ka dale ne pah nje prapaskene e rendesishme merkatoje per sa i perket Hakan Calhanoglu.

Ai ka qene protagonist i madh ne kete sezon por turku ka ardhur ne vere me parameter zero nga Milani dhe ka shkaktuar nje stuhi te vertete.

Nderkohe, per kete ceshtje ka folur sot grandhotelcalciomercato.com, sajt i specializuar per merkaton italiane.

Keshtu, Gianluca Di Marzio eshte kthyer prapa ne kohe dhe ka treguar me detaje ate qe ka ndodhur me Calhanoglu, Inter, Milan dhe… Juventusin.

“Ne fillim te merkatos, ne planet e Marottes dhe Ausilios, emri i turkut nuk figuronte fare dhe nuk ishte menduar per te.”

“Por as ne planet e Inzaghit. Pastaj ndodhi ajo qe ndodhi me Eriksen qe te gjithe e dime dhe skenaret ndryshuan perfundimisht.”

“Hakan, do te bej te luash si Luis Alberto. Pastaj ti me duhesh edhe per gjuatjur goditjet e denimit. Hajde tek neve”, ishin fjalet e Inzaghit per te.

“Por nuk ishin fjale te thena ne nje telefonate, jane thjeshte esenca, sepse Inzaghi cfare nuk ka bere per te bindur Inzaghin.”

“Ai vete e ka thene pak dite me pare se ishte ne pushime me gruan dhe familjen, por me shume ka folur me Calhanoglu ne telefon.”

“Dyshimet kane qene shume natyrisht: nje kalim nga ana e kundert e derbit nuk eshte asnjehere e thjeshte per asnje.”

“Por deshira dhe vullneti per tu matur edhe me nje realitet te ri ka prevaluar ne kete rast”, lexohet ne  grandhotelcalciomercato.com.

Por prisni, sepse ka edhe prapaskena te tjera me Juventusin ne skene:

“Ofertat nuk mungonin per Calhanoglu. Ai kishte nje oferte rinovimi nga Milani, kishte oferta nga jashte Italise por edhe nje oferte nga… Juventusi.”

“Po, Juventusi ne mars me Paratici e kishte bllokuar praktikisht lojtarin. Pastaj erdhen skuadra nga Liga, si Atletico dhe Barcelona, por qe kurre nuk bene nje oferte te mirefillte.”

“Nderkohe, ne sfond ishte edhe Katari, te cilet i bene nje oferte shume me te pasur nga rroga qe ai merr sot tek Interi.”

“Gjithesesi, ne kete moment, oferta me konkrete kishte ardhur nga Milani: ata kishin propozuar 4 milione euro ne sezon, por qe Calhanoglu nuk ka qene kurre i bindur.”

“Gjerat u ngrine aq keq, sa palet as nuk po flisnin ne javet e fundit. Nderkohe, ne vetem shtate dite Interi ka bindur Calhanoglu.”

“Ka marre nje oferte per nje kontrate tre vjecare me 5 milione euro plus nje milione euro bonuse ne baze te paraqitjeve.”

“Ka qene e pabesieshme ne fillim por edhe e papritur per te gjithe. Ne momentin e ofertes se Interit, per te e provoi edhe njehere Milani dhe Juventusi, por ishte teper vonte.”

“Kjo eshte merkato. Kur nuk e pret, ndodh dicka qe ndryshon rrjedhen e ngjarjeve ne menyre perfundimtare.”

“Dje askush nuk e imagjinonte Calhanoglu tek Interi nderkohe sot Interi po e shijon me shume se cdo skuader me pare Calhanoglu…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.