Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

391 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Inter, zbulohet prapaskena e shemtuar e Mino Raiola: po tenton qe te largoje nga Interi me patjeter…”

“Inter, zbulohet prapaskena e shemtuar e Mino Raiola: po tenton qe te largoje nga Interi me patjeter…”
Inter Club Staff

“Mino Raiola po ben me te vertete manovra te shemtuara ne lidhje me Interin per largimin e nje lojtar zikalter.”

Keshtu shprehet Tuttosport e cila shpjegon se si agjenti shume i njohur dhe famekeq po punon ‘kunder’ klubit zikalter.

Sipas tyre, gjithcka lidhet edhe me blerjen e nje lojtari por edhe me shitjen e nje tjetri ne vere qe sot akutualisht luan tek Interi.

“Raiola shikon larg: ai deshiron te sjelle tek Interi Armando Izzon dhe me pas te largoje nga Interi ne vere Stefan De Vrij.”

“Raiola mendon mbi te gjitha se me hollandezin ne kulmin e karrieres se tij mund te fitoje ende nje shifer te rendesishme per transferimin.”

“Ideja e tij eshte qe ta shese De Vrij ne Premier League, ku sipas Raioles ai do te paguhej edhe sa dyfishi qe merr aktualisht tek Interi.”

“Lojtari vete nuk deshiron te largohet por Mino nuk eshte nje njeri qe eshte shume fans i qendrimeve te gjata dhe i rinovimeve.”

“Prandaj, ai e ka ofruar De Vrij te cdo skuader e mundshme ne Premier League dhe eshte kunder rinovimit me Interin. Shume do te vendoset nga vete deshira e De Vrij ne veren e ardhshme”, shkruan Tuttosport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.