Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

417 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Zhang ndryshon komplet planet e tij perseri per klubin? “Ai ka vendosur qe do largohet kur te…”

Inter, Zhang ndryshon komplet planet e tij perseri per klubin? “Ai ka vendosur qe do largohet kur te…”
Inter Club Staff

Me sa duket Steven Zhang eshte zhytur aq shume ne boten Inter ne kete moment sa ai i ka ndryshuar disa here planet qe nga fillimi.

Ai erdhi per nje ndalese te shkurter ne Milano por gjithcka ka ndryshuar per te dhe tashme pritet te qendroje ne Milano deri te pakten ne mars.

Cfare ka ndodhur? Ai ka pare me syte e tij se si Interi ka nevoje per te dhe nuk deshiron aspak ta braktise anijen ne kete moment.

Pasi ne radhe te pare zgjidhi rifinancimin me 415 milione euro me maxi-bondin e leshuar, ai ende po punon per Interin dhe per perforcimin e klubit ne cdo aspekt.

Keshtu, qe ne javen e ardhshme, Inter pritet te marre nje lajm te madh: ai ka arritur marreveshjen per rinovimin Beppe Marotta, Piero Ausilio dhe Dario Baccin.

Marreveshja ka ardhur prej kohesh dhe firma eshte vetem nje formalitet tani. Skadenca e tyre e re do te jete viti 2025.

Nderkohe, Steven duket se ka vendosur qe e jete prezent edhe ne 1/8 ndaj Liverpool ne San Siro por edhe ne Anfield.

“Ai duket se e ka shtyre qendrimin e tij te pakten edhe per 2-3 jave. Deshiron qe kur te largohet nga Milano te kete sistemuar cdo gje ne lidhje me Interin.”

“Por pas drejtuesve, ai deshiron qe te jete njeriu qe do te firmose me Brozovic, Perisic dhe Handanovic per qendrimin e tyre ne Milano por pse jo, edhe nje rinovim per njeriun simbol Skriniar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.