Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

444 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi i ri niset nga 5+3: ja 8 lojtaret e perzgjedhur nga Antonio Conte!

Interi i ri niset nga 5+3: ja 8 lojtaret e perzgjedhur nga Antonio Conte!
Inter Club Staff

Ne pritje qe te rikthehen te sterviten ne grup dhe per te kuptuar nese Interi do te luaje me ne Serie A per kete sezon, Interi po punon edhe per te ardhmen e sezonit te ri,

Conte ka arritur te krijoje nje bllok lojtaresh qe deshiron ti marre me vete edhe ne sezonin e ardhshem.

Qellimi i teknikut dhe i Ausilios me Marottan eshte pikerisht ai qe te shkohet perpara me kete projekt dhe te konfirmohet pjesa me e madhe e skuadres dhe prandaj po punohet per konfirmimin e disave.

Me D’Ambrosio dhe Candreva ka nje marreveshje maksimale per rinovimin deri me 2022 dhe pritet qe gjithcka te zyrtarizohet per ceshtje ditesh.

CESHTJA E RINOVIMEVE – Gjithesesi, dy lojtaret italian nuk do te jene te vetmit qe do te rinovojne. Bashke me ta do e bejne kete gje edhe Handanovic dhe Brozovic, dy figura qendrore te projektit te Interit.

“Portieri nuk do e ndale rrugetimin e tij tek Inteir ne 2021. Ceshtja e zevndesuesit e tij eshte shtyre edhe per disa vite sepse ai do te rinovoje edhe per dy sezone. Rroga e tij nuk pritet te jete shume me e larte se ajo qe merr tani.

“Nderkohe, nje rritje rroge do te marre Marcelo Brozovic, lojtar qe kontrata aktuale e lidh deri ne 2022 dhe rroga eshte 3,5 milione euro.”

“Kroati eshte ne qender te projektit dhe kontrata e re do te jete nje shans per te eleminuar klauzolen aktuale prej 60 milione eurosh”, shpjegon Gazzetta dello Sport.

Nderkohe, do te firmose nje rinovim edhe i riu Persyn me te cilin ka nje marreveshje. E njejta gje vlen edhe per Esposito, qe sapo te mbushe 18 vjec do firmose deri ne 2025.

BLERJE DHE LARGIME – “Pese rinovimeve do i shtohen edhe blerjet e lojtareve qe jane ne huazim ne skuadren aktuale.”

“Sensi dhe Young jane te sigurt por atyre mund ti shtohet edhe Moses. Nderkohe, me komplekse situata per Biraghi dhe po ashtu rinovimi per Borja Valero, Padelli dhe Berni.”

“Te tre jane ne skadence kontrate ne fund te sezonit dhe pritet qe vetem njeri nga portieret te rinovoje dhe kushti do te jete qe Padelli ose Berni te pranojne te jene portier i trete.”

Pra ne fund, Interi pritet qe ta rinise sezonin e ri ne pritje te merkatos nga ky 5+3: pese rinovime (Candreva, D’Ambrosio, Handanovic, Brozovic, Esposito) si dhe tre blerje nga huaizmet (Sensi, Young dhe Moses).

Mbi te gjitha, blerja e Moses e llogaritur nga Gazzetta eshte nje surprize. Por ndoshta nuk duhet te jete shume surprize duke qene se nigeriani eshte nje nga lojtaret e preferuar te Contes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.