Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

641 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Gazzetta zbulon planin e Inzaghit: “Ai ka zgjedhur tre lojtare per te besuar me shume ne kete finale: i pari…”

Inter, Gazzetta zbulon planin e Inzaghit: “Ai ka zgjedhur tre lojtare per te besuar me shume ne kete finale: i pari…”
Inter Club Staff

Sipas La Gazzetta dello Sport, tranjeri i Interit, Simone Inzaghi, ka nje plan te mirefillte per kete finale sezoni.

Gjithmone sipas tyre, ai po mendon te mbeshtetet te tre lojtare ne vecanti qe deri me tani kane pasur ulje dhe ngritjet e tyre.

Gjithcka fillon nga prapavija dhe perfundin te sulmi.

DE VRIJ – Hollandezi nuk po kalon sezonin me te mire te mundshem por kunder Verones ka treguar rendesine e madhe.

Mbrojtja zikalter ne turnin e fundit eshte kthyer te jete mbrojtja me pak e depertuar nga kundershtaret ne kampionat.

Prandaj Inzaghi po mendon te besoje shume tek De Vrij ne kete finale sezoni dhe ne tour-de-force te fundit qe pret Interin.

CALHANOGLU – Turku qe ka ardhur me zero nga Milan ka dale ne pah si nje blerje shume e goditur ne fazen e ndertimit por edhe te finalizimit per Interin.

Kualiteti ka dale ne pah edhe fale Inzaghit qe ka besuar tek ai edhe kur ka qene ne nje forme jo shume te mire.

Shtate gola per te dhe tete assist nuk jane pak. Me Brozovic ne fushe dhe me te eshte pare Interi me i mire i sezonit. Prandaj Inzaghi beson dhe shpreson shume te turku.

LAUTARO – Dzeko po ben cdo gje qe duhet te beje dhe nga Lautaro po pritet gjithashtu me shume ne kete moment.

Correa eshte kthyer ne nje gjendje qe mund te beje diferencen por Inzaghi deshiron qe te zgjoje krenarine e Lautaro Martinez.

El Toro ka deshire te jete protagonist absolut ne fushen e lojes ne kete fund sezoni. Duhen edhe golat e tij ne kete moment.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.