Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

334 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Mos kujtoni se Ausilio e kishte vetem per Barcelonen, ja mesazhi i tij per Lautaron!

Sky – Mos kujtoni se Ausilio e kishte vetem per Barcelonen, ja mesazhi i tij per Lautaron!
Inter Club Staff

Fjalet e Ausilios per Sky Sport jane derguar ne menyr te qarte dhe te forte deri ne qytetin e Barcelones.

E vetmja menyre per te pare Lautaro Martinez larg Interit eshte pagesa e plote e klauzoles ne para: 111 milione euro.

Pa asnje pikepyetje dhe pa asnje shpjegim. Nje pozicion i qarte ky i drejtorit sportiv te Interit qe edhe njehere ka treguar se Interi nuk do tja dije per te shitur nen cmim nje nga yjet e saj.

Sipas asaj qe tregon Sky Sport sot, Ausilio me fjalet e tij ka dashur te kape dy objektiva te qarte.

SUPERMARKET – I pari, eshte qe ju tregua Barcelones ne menyre te qarte se Interi nuk eshte nje supermarket dhe se nese do te duan ndonje lojtar ne klubin e Interit, duhet te bejne nje sforco ekonomike te rendesishme per te arritur tek ai.

INTERI NUK BIE PRE E PRESIONIT – E dyta ka te beje pikerisht me Lautaro Martinez: ne pritje te te rejave per te ardhmen e tij, drejtuesit zikalter kane dashur te dergojne nje mesazh edhe per sulmuesin.

Ausilio tha: “Europa eshte e mbushur me lojtare qe duan skuadra te tjera, por qe kane nje kontrate me klubet aktuale dhe duhet ti respektojne ato”.

Pak a shume, kjo ka qene nje deklarate e forte e drejtorit sportiv qe ka treguar ne kete menyre se Interi nuk do te behet pre e asnje presioni nga lojtari.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.