Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,482 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi, cfare po thua? “Ja pse e zevendesova Bastonin ne minuten e 30. Te gjithe duhet te paguanin per…”

Inzaghi, cfare po thua? “Ja pse e zevendesova Bastonin ne minuten e 30. Te gjithe duhet te paguanin per…”
Inter Club Staff

Pas ndeshjes ndaj Udineses, Simone Inzaghi eshte ndalur te flase per Sky Sport, edhe pse me vone se zakonisht.

Keto kane qene fjalet e tij:

Pse i bere ato zevendesime pas 30 minutash loje?

“Sepse kishin nga nje karton te verdhe dhe Udinese po i fitonte te gjitha duelet ne fushe. Ishte nje shkundje per te ndryshuar pak gjerat ne fushe”.

“Udinese ka luajtur me mire edhe pse goli yne u shenua i pari dhe qe ne fillim. Duhet te meditojme gjate per kete humbje te shembtuar, Udinese ka merituar”.

Po si ka mundesi gjithe keto defekte?

“Nuk po kemi dot vazhdimesi. Jane tre transferta radhazi qe shenojme te paret dhe pastaj humbasim 3-1. Keshtu nuk shkohet askund. Duhet te bejme me shume dhe me mire”.

Probleme te medha ne mbrojtje, me dy golat e pare te pesuar ne goditje te lira…

“Nente gola ne tre transferta… Sezonin e kaluar kaq gola i pesuam ne nje xhiro komplet. Jane gabime kolektive dhe individuale”.

“Kishim edhe fatin e madh qe shkuam ne avantazh te paret dhe nuk mund te besh me pas nje pjese te pare si ajo sot”.

“Me mire ne pjesen e dyte, por nese jep gjithe ato goditje kendi per kundershtaret mund te ndodhe qe te pesosh gol”.

“Nje humbje qe lendon, duhet te meditojme gjate dhe shume”.

A e ndjen besimin e grupit te skuadres? A ka probleme te trashiguara nga sezoni i kaluar?

“Probleme jo, sezoni ka qene shume pozitiv per ne vitin e kaluar. Pastaj nese humbet tre ndeshje ne shtate ka shume pyetje per tu bere”.

“Ne do te vazhdojme te punojme cdo dite me stafin dhe lojtaret. Une jam pergjegjesi i pare dhe duhet te bej me mire. Duhet te fitonim duelet sot dhe te ishim me te vendosur”.

Mesfusha: shume nuk ndihmojne prapa. Si ka mundesi?

“Ka nje konkrus faji, nuk mund te ndalem vetem te nje repart. Ka gabime individuale por edhe kolektive qe te gjitha bashke bejne tre humbje.”

“Jemi Inter dhe nuk mund ta lejojme qe kjo gje te ndodhe”.

Pas pushimit te kombetareve direkt eshte radha e Romes dhe e Barcelones. Cfare sigurish pret te gjesh?

“Shpresojme qe te mos kete probleme me kombetaret ne radhe te pare.”

“Ne do te punojme vetem me kater lojtare te skuadres se pare kete pushim plus dy portiere dhe gjithe te tjeret nga Primavera. Duhet te analizojme kete qe kemi bere sot”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.