Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,588 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Le te denocojme menjehere Interin: kane bere mashtrimin me te madh financiar ne histori! Si ka mundesi qe ata…”

“Le te denocojme menjehere Interin: kane bere mashtrimin me te madh financiar ne histori! Si ka mundesi qe ata…”
Inter Club Staff

Futbolli ndonjehere eshte totalisht i paparashikueshem. Ai qe sot mund te quhet me plot gojen mbret i lojes, brenda shume pak kohesh mund te behet nje ‘i tepert’.

Kjo gje ka ndodhur edhe me Romelu Lukaku te Chelsea. Ai zgjodhi te largohej nga Interi per disa para me shume, por sot po vuan shume kete zgjedhje te bere.

Lotjari ka deshtuar ne cdo aspekt deri me tani te aventura e tij e trete ne Londer edhe pse shkoi nga Interi me etiketen “mbret i Milanos”.

Sot ai nuk eshte me titullar por ne fushen e lojes, edhe ne ato minuta qe luan, nuk po ben dot me aspak diferencen.

Per kete gje ka folur diten e sotme sajti i famshem britanik, SPORTSKEDA, te cilet kane treguar disa komente te tifozeve te Chelseas qe nuk i besojne syve se Chelsea ka paguar tek Interi 115 milione euro.

“Romelu Lukaku te harxhon hapsiren, te nxjer me te keqen tende si tifoz. Isha ne stadium ndaj Real dhe tifozet filluan ti thone ‘duhet te largohesh menjehere, largohu direkt o thes i mbushur me m*t”.

Nderkohe, ka nga ata qe shkojne deri aty sa kerkojne qe Interi te denohet per mashtrim financiar per shitjen e tij:

“Cfare dreqin ka ndodhur me drejtuesit tane kur Inter ka kerkuar 115 milione euro per Lukakun? Eshte mashtrimi me i madh financiar ne historine e futbollit modern. Duhet ti denoncojme menjehere ata italiane djema.”

Nderkohe, nje tifoz tjeter fut edhe zotin ne mes dhe e kthen ne nje lutje: “O zot, te lutem me fal per cdo mekat qe del nga goja ime sa here qe Lukaku prek topin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.