Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

649 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi shpjegon gjithcka: “Ja pse e zevendesova Correan. Duhet ta dini se ndeshja me e rendesishme eshte ndaj…”

Inzaghi shpjegon gjithcka: “Ja pse e zevendesova Correan. Duhet ta dini se ndeshja me e rendesishme eshte ndaj…”
Inter Club Staff

Pas 3-2 ndaj Napolit, Simone Inzaghi eshte ndalur direkt perpara mediave per te folur per fitoren ne Meazza te djemve zikalter.

Rralle te kemi pare kaq te cmendur ne pankine: ndeshje shume e rendesishme?

“Ishte nje ndeshje kyce. Me e rendesishme ama eshte ajo ndeshje qe kemi pas tre diteve. Dje e kam fshehur pak dhe djemve nuk ja kam thene.”

“Sot kemi mundur nje skuader te forte me shume merite. Ka qene nje ndeshje e madhe dhe i kam komplimentuar djemte.”

“Kemi vuajtur pak ne fund duke pare edhe lodhjen e kombetareve, por ska gje, e pranojme.”

Si ka mundesi qe Inter vuan shume ne fund? Problem fizik apo taktik?

“Kisha lojtare jashte, Dzeko nuk eshte ne formen e tij me te mire. Lojtare qe kane ardhur nga kombetaret.”

“Correa ishte nje zevendesim i detyruar duke qene se e nderrova sepse kishte nje problem te vogel.”

“Normale me pas te shohesh edhe tete minuta shtese te shtohet ankthi. Duke pare se ne ndeshjet e tjera e kemi pesuar mu ne fund. Gjithcka normale.”

Kush eshte hirarkia e gjuajtesve te penalltive?

“Sot ne mengjes i ka gjuajtur Lautaro, Perisic dhe Calhanoglu: tre gola per koke kane bere dhe i kam thene ‘vendoseni vete’.”

“Kemi Hakan qe eshte ne nje forme shume te mire dhe eshte treguar i zoti. Pa ate karton te verdhe nuk do e kisha hequr nga fusha asnjehere.”

“Ka treguar se eshte nje lojtar me karakter dhe personalitet.”

I keni hequr Napolit mbajtjen e topit qe e kane pike kyce te lojes.

“E kemi pergatitur keshtu ndeshjen. Ata jane te paret ne Serie A per mbajtje topi dhe me presion te organizuar dhe kurajo ja dolem.”

“Nese ke shanse me kete lloj loje, duhet te shenosh sepse ndryshe nuk ka rruge tjeter.”

Barella te Ruiz ishte nje zgjidhje e mire ne pjesen e pare?

“Ai eshte treguar shume i zoti. Zakonisht Napoli nderton me tre lojtare por sot qendroi e pozicionuar me kater lojtare.”

“Prandaj ne kemi ndryshuar dicka gjate lojes. Barella dhe Brozovic kane bere nje ndeshje te shkelqyer.”

Lautaro eshte rikthyer te goli pas nje momenti te komplikuar. Cfare dimesioni mund te ket? Mund te rritet akoma?

“Mua mu pyet edhe dje ne konference dicka per te dhe kam thene se nuk isha i shqetesuar. Ka momente, une e di shume mire si nje ish-sulmues.”

“Sot ka bere nje gol te madh, e kam pare te qete. Eshte nje lojtar me personalitet, qe e dashuron kete fanelle dhe ne ecim perpara me te, Dzeko, Sanchez dhe Correa. Jam i lumtur me te katert.”

Inter eshte per Scudetton?

“Duhet te vazhdojme keshtu. Kemi Champions Leaguen per te luajtur sepse prej shume vitesh nuk kalohen grupet.”

“Tani kemi nje shans te madh edhe pse kemi disa demtime. Kemi lene dicka sepse kemi pasur detyren qe te fokusohemi edhe te Champions qe per ne eshte shume e rendesishme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.