Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

327 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi zbulon gjithcka cfare ndodhi pas ndeshjes: “Barella erdhi ne dhomat e zhveshjes dhe…”

Inzaghi zbulon gjithcka cfare ndodhi pas ndeshjes: “Barella erdhi ne dhomat e zhveshjes dhe…”
Inter Club Staff

Inter nuk arrin qe te vazhdoje fitoret e saj radhazi: karakteri i pjeses se pare nuk ishte i mjaftueshem per Interin qe te dilte me nje rezultat pozitiv.

Nderkohe, Simone Inzaghi eshte ndalur edhe per Sky Sport pas ndeshjes duke treguar keshtu edhe ate qe ka ndodhur pas saj me Nicolo Barella.

Kush ka qene reagimi i pare pas kesaj humbje? A je i trishtuar?

“Jam shume. Pjesa e pare eshte bere shume mire, me personalitet, kemi krijuar disa raste shume te mira.”

“Por kemi pushuar pak kur pesuam nje gol dhe mbase nuk ishim te kenaqur qe pesuam gol ne momentin tone me te mire.”

“Donim te benim nje rezultat te mire por kjo humbje do te na sherbeje per eksperiencat tona te ardhme.”

Kartoni i kuq i Barella?

“Nje gabim shume i rende, por ai eshte inteligjent. Sapo mbaroi ndeshja ka ardhur ne dhomen e zhveshjes dhe na ka kerkuar falje te gjitheve: shokeve, stafit, mua, te gjitheve.”

“Ndeshja ka qene e hapur, edhe ai u afrua me shenimin e golit. Me vjen keq per te. Do i sherbeje si eksperience dhe shpresoj te mos i ndodhe me as atij por as shokeve.”

Sot mbase Real ka pasur dicka me shume se Interi…

“Ne e kemi zhvilluar mire lojen. E vetmja gje negative eshte se pjesen e pare e mbyllem ne disavantazh.”

“Kjo ishte ndeshja e shtate radhazi, kishim disa lojtare te lodhur. Kemi humbur dy ndeshje me Real Madrid duke luajtur shume mire. Mbase duhet dicka me shume.”

Tani mendja te Serie A.

“Rikthehemi nga Madrid me ndjesi te mira por rendesi kishte rezultati dhe ne humbem. Tani te hidhemi me koke te kampionati sepse te dielen kemi nje ndeshje tjeter te rendesishme. Jemi ne nje moment te mire.”

Ke do te doje ne turnin tjeter?

“E rendesishme eshte qe ne shkurt te jemi ne formen me te mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.