Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

808 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetari i njohur italian nuk i beson syve: “Po cfare i ka bere Marotta keshtu Milanit? Nje futje e pabesueshme…”

Gazetari i njohur italian nuk i beson syve: “Po cfare i ka bere Marotta keshtu Milanit? Nje futje e pabesueshme…”
Inter Club Staff

Paolo Ziliani ka dashur te ndalet ne paraqitjet e Sandro Tonalit, lojtarit te Milanit, qe kohet e fundit ka zhgenjyer shume.

Lojtari eshte perfolur shume ne vere, sepse ai ishte nje blerje e sigurt e Interit, por zikalterit hoqen dore ne fund duke i hapur rruge Milanit.

Kjo levizje e Marottes ne ate kohe u perdor shume nga tifozet kundershtare te Interit dhe mediat duke e shitur kete levizje si ‘triumf te Milanit’, por qe ne asnje moment nuk ishte ashtu.

E verteta ne ate kohe ishte e qarte: Interi hoqi dore vete nga Tonali per shkak se nuk kishte mundesi te paguante aq sa kerkonte Brescia per shkak se planet ndryshuan prej pandemise dhe anulloi edhe para-marreveshjen qe kishte me lojtarin vete.

Keshtu, Tonali perfundoi te Milani qe ra dakord te paguante aq sa deshironte Brescia per kartonin e tij.

Por per kete gje, sipas Zilianit, edhe pse pa dashje, Marotta i ka bere nje ‘futje’ te pabesueshme Milanit, duke i ngecur nje lojtar qe nuk ben per asgje, sipas tij.

Keto kane qene fjalet e tij per RadioRadio Italia: “Une e them prej muajsh, dhe dje me kartonin e kuq ka dale ne pah akoma me shume gjithcka cfare kam thene une.”

“Tonali eshte vite drite larg nivelit te Serie A dhe ritmeve te Milanit (per ta thene fiks, deri me tani as per te Primavera nuk eshte).”

“Humbet topa, rrezohet, koleksionon kartona, gabon cdo gje. Nje zhgenjim. U pa ne fillim se Milani ja mori nga duart Marottes kete lojtar, por po del e kunderta.”

“Marotta i ka bere ‘nje futje’ te pabesueshme Milanit edhe pse pa dashje duke hequr dore nga ky lojtar qe nuk eshte ende gati per keto nivele dhe normalisht qe nuk vlen aq milione euro sa e ka blere Milanit. Nese vazhdon keshtu, nuk do i vleje kurre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.