Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

285 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ish-drejtori i Romes Petrachi zbulon gjithcka: “Inter-Spinazzola: ja pse deshtoi transferimi. Contes i thashe ‘mos me caj…”

Ish-drejtori i Romes Petrachi zbulon gjithcka: “Inter-Spinazzola: ja pse deshtoi transferimi. Contes i thashe ‘mos me caj…”
Inter Club Staff

Ne nje interviste te gjate te leshuar per Corriere dello Sport, ish-drejtori sportiv i Romes, Gianluca Petrachi, rikthehet te tratativa me Interin per Spinazzola.

Tratativa me pas ka deshtuar dhe Petrachi ka zbuluar diten e sotme gjithcka se si shkoi: “Lojtari nuk ishte shume i lumtur te Roma.”

“Ai donte te luante ne krahun e majte, por aty ishte Kolarov qe ishte i paprekshem. Tranjeri e fuste vazhdimisht ne te djathte.”

“Por djaloshi nuk donte kete gje. Ne janar u demtua Zaniolo dhe na duhej nje lojtar krahu. Duhet te vinte Politano. Te gjithe te lumtur.”

“Ausilio ne fillim ishte dakort me marreveshjen, edhe ne ishim dakort. Por Ausilio nuk mori dot ok nga Marotta per kete marreveshje dhe ishte pikerisht ky i fundit ai qe ndaloi gjithcka.”

“Si shkoi? Ai sot eshte titullar i Romes dhe i Kombetares se Italise.”

A fole per Spinazzolen me mikun tend Antonio Conte?

“Me Antonion me lidh nje miqesi e thelle, por me te kisha folur per Dzeko, qe ai donte ta merrte tek Interi me cdo kusht.”

“Une i thashe “mos me caj topet me kete historine e Dzekos, nuk ta jap dhe pike, edhe sikur te perplasesh koken ne mur”.”

Ai ishte momenti ku ti the me ze te larte se Roma nuk eshte nje skuader e dores se dyte…

“Ai ishte nje lojtar ne zemren e tifozeve. E une, kur shkoj te nje klub, behem pjese e tifozeve. Keshtu ndodhi te Pisa, te Torino ku qendrova nente vite dhe me pas te Roma.”

Si erdhi Fonseca te Roma?

“Une kam lexuar shume thashetheme. Te Roma ishin me te vertete te bindur se do te mbyllej marreveshja per Conten. Ai vinte nga nje vit i veshtire, nje beteje ligjore me Chelsea. Por kishte deshire per sfida te reja.”

Cfare mungoi per te arritur nje marreveshje me Conten?

“Ishte nje tratative qe une nuk e kam ndjekur. Nuk isha akoma tek Roma. Por mund te imagjinoj qe Antonio nuk eshte ndjere i sigurt mjaftueshem.”

“Mbase nese do te kishte folur direkt me Pallotten, gjerat do te ishin mbyllur ndryshe. Antonio eshte ndryshe nga une, une jam nje sentimental, ai eshte me shume racional. Nuk ka pare besoj te Roma nje klub te forte pas shpines se tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.