Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

743 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ish-lojtarit te Milan nuk i del e keqja: “Perse Atalanta i shiti Gosens kaq thjeshte Interit? Me duket sikur ata…”

Ish-lojtarit te Milan nuk i del e keqja: “Perse Atalanta i shiti Gosens kaq thjeshte Interit? Me duket sikur ata…”
Inter Club Staff

Per “1 Football Club”, emision qe transmetohet ne 1 Station Radio, ka folur edhe ish-lojtari i Milanit dhe Torinos, Filippo Maniero.

Ai ka folur per blerjen me te fundit te Interit, Gosens, duke thene se nuk arrin te kuptoje disa gjera nga ky operacion.

“Osimhen apo Vlahovic? Me pelqejne te dy. Osimhen ka treguar deri me tani vleren e tij ne Serie A mendoj.”

“Por te dy kane karakteristika te ndryshme por bejne diferencen gjithmone ne skuadren e pare. Ata me nje gjysme topi te shenojne gol.”

“Ata jane sulmuesi klasik qe cdo skuader do te donte. Per golat Vlahovic zgjedh por ne pergjithesi absolutisht te dy.”

“Gosens tek Interi? Nuk e di, nuk e di. Kam shume pikepyetje. Nuk e di ne radhe te pare pse vendosen ta shesin pikerisht tani.”

“Duket situate e njejte me ate te Gomez sezonin e shkuar. Nuk dua te futem ne strategjite e klubit dhe ne idete e tyre per futbollin, jo.”

“Por nga jashte me duket shume e cuditshme kjo histori. Perse e shiten kaq thjeshte tek Interi, qe jane rivalet e tyre dhe te Milanit. Kete nuk kuptoj. Me duket sikur ata e kane shitur shume lehte ate.”

“Nuk u shit jashte Italie po te nje konkurent direkt. Duket e cuditshme por merkato e viteve te fundit nuk vleresohet me si ne koherat e mia.”

“Ne ate kohe lojtaret qe nuk firmosnin rrinin ne pankine gjithe vitin. Tani luhet dhe mbahet edhe shiriti i kapitenit deri ne fund edhe pse je gati per tu larguar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.