Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

152 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ish-Presidenti i njohur: “Inter i ka bere nje padrejtesi shume te madhe Spallettit. Ata kurre nuk…”

Ish-Presidenti i njohur: “Inter i ka bere nje padrejtesi shume te madhe Spallettit. Ata kurre nuk…”
Inter Club Staff

Te dielen Luciano Spalletti per here te pare do te rikthehet ne Milano dhe do te perballet me Interin si kundershar.

Per te folur per te, La Gazzetta dello Sport ka intervistuar ish-presidentin e njohur Fabrizio Corsi, qe ka qene presidenti i tij tek Empoli.

Spalletti rigjen Interin dhe Sarri Juventusin. Cfare ndjejne ata?

“Jam shume kurioz, si per Sarrin si per Spallettin. Nuk jane tipa gjithesesi qe e vrasin mendjen per te tilla gjera.”

“Une i ndjek gjithmone me shume pasion. Per ndeshje te tilla une mendoj se ata nuk kane emocione te medha, jane shume me eksperience.”

“Profesioni i tyre i ka te tilla gjera. Per ndeshje si keto te dy ata jane te vecante. I shoh shume te perqendruar gjithmone.”

Nga Milano dhe nga Torino nuk jane larguar shume qete…

“Jo, Spalletti nuk e meritonte te largohej nga Interi ne ate menyre. Rezultate me Interin ai ka pasur. Ishte therritur per te derguar Interin ne Champions dhe ja doli.”

“Mendoj se Inter ka bere nje padrejtesi te madhe ne drejtim te Spallettit. Ata kurre nuk duhet ta shkarkonin pas atij kampionati.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.