Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

338 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohen detajet: “Ja si ka reaguar Conte kur mori vesh per Dzeko-Sanchez. Ai tha…”

Inter, zbulohen detajet: “Ja si ka reaguar Conte kur mori vesh per Dzeko-Sanchez. Ai tha…”
Inter Club Staff

Shkembimi Sanchez-Dzeko dukej sikur do te shkonte ne prot, pavarsisht se ne fillim u pane problemet e para qe ishin ekonomike.

Por diten e djeshme, praktikisht eshte shuar cdo shprese qe ky operacion te behej per disa arsye.

“Shkembimi Dzeko-Sanchez ka deshtuar qe ne lindje, ose disa metra me andej, sepse kur hapi ishte thelbesor, ai ishte me i gjate se sa kemba.”

“Ose me sakte sepse disa dinamik te caktuara nuk ishin aspak te qarta ne momentin e pare dhe kur u qartesuan, u pa qe nuk behej dot gje.”

“Ne fund, sulmuesit kane qendruar aty ku ishin, por me Sanchez qe do te luaje me siguri me shume se Dzeko ne vazhdim…”, tregon La Gazzetta dello Sport qe shkon edhe me tej.

SITUATA PER TU MENAXHUAR – Marreveshja ka deshtuar me se shumti per motive ekonomike dhe tani Roma dhe Interi duhet te menaxhojne dy situata.

Ajo e boshnjakut normalisht eshte me e rende, sepse tashme eshte edhe jashte skuadre ne kryeqytet.

Kiliani nderkohe kerkon me shume hapsire nga sa ka gjetur deri me tani dhe prandaj ka qene dakord me kete shkembim.

“Por ne naten ndermjet te enjtes dhe te premten, dy klubet i kishin pare te gjitha letrat. Dy ishin motivet qe nuk u be dot gje.”

“E para kishte te bente me natyren ekonomike te operacionit: 4 milione euro diference ndermjet Dzeko dhe Sanchez per sa i perket rroges e nuk ishin aspak pak.”

“Kjo sepse klubi zikalter ne kete moment nuk ben dot asnje operacion duke qene se eshte ne nje tratative me Bc Partners.”

“Por edhe futja e Pinamontit apo Radu nuk ka qene nje ide qe e ka pare shume entuziaste Romen”, shpjegon La Gazzetta dello Sport.

CONTE NJE MESAZH TE DYFISHTE – Conte do e kishte mirepritur me qef Dzekon, por gjate konferences per shtyp perpara Inter-Benevento ai ka leshuar nje mesazh te dyfishte per Sanchezin por edhe per Interin.

“Ne do te qendrojme keta qe jemi me perjashtim te rastit kur dikush deshiron te largohet: ne kete rast, gjeja qe mund te behet nga Interi, natyrisht pa shpenzuar, do te jete ajo per ta zevendesuar ate.”

“Ndryshe eshte e kote te krijojme kot tym dhe destabilitet me keto zera. Ne kemi pranuar gjithcka, por nuk pranoj keto zera qe mund te turbullojne skuadren time” ka thene ai.

Pra ishte nje mesazh i dyfishte, si per Sanchez por edhe per klubin: tekniku ka dashur qe te flitet me pak ne media per keto gjera ne nje moment kaq delikat te sezonit”.

“Por nderkohe, Conte kur mori vesh per kete shkembim, ka reaguar i habitur dhe i pasigurt: duket se as vete ai nuk e ka besuar se mund te behet dicka e tille.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.