Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

742 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Julio Cesar e pranon hapur: “Do ju them te verteten: ja kush eshte lojtari qe me pelqen me shume tek Interi tani.”

Julio Cesar e pranon hapur: “Do ju them te verteten: ja kush eshte lojtari qe me pelqen me shume tek Interi tani.”
Inter Club Staff

Ai ka qene edhe njehere tjeter protagonst i nje interviste teper te bukur per kanalin tematik zikalter, Inter TV.

Po flasim per legjenden e portes se Interit, Julio Cesar, i cili ka folur per Skudeton e sapo fituar nga Interi.

Cila ka qene per ty ndeshja e ktheses se madhe?

“Une them se per te fituar nje Skudeto cdo ndeshje eshte e rendesishme sepse natyrisht ka nga ato ndeshjet e famshme qe ne i quajme ndeshje gjashte pikeshe.”

“Por duhet thene se nje Skudeto fitohet edhe kur luhet me skuadra te ashtuquajtura te vogla.”

“Ato jane ndeshje te rendesishme sepse ne ndeshjet ndaj Juve apo Milan mund te ndodhe gjithcka.”

“Me te voglat ti nuk mund te gabosh dhe mendoj se Interi kete vit ka qene shume e zonja qe te mbaje kete rregull.”

“Per tu bere Kampione te Italise, puna eshte shume e rendesishme. Duhet te perqendrohesh ne nivel maksimal.”

“Mendoj se kjo ka qene e rendesishme dhe thelbesore.”

A ka ndonje lojtar te Interit qe te pelqen me shume ne kete moment?

“Mendoj se dyshja Lautaro-Lukaku eshte nje dyshe qe eshte shume e rendesishme. Kane vene vulen sa here eshte dashur.”

“Por une kam nje pike te dobet tek Interi. Do jua zbuloj sepse kam nje lojtar te preferuar tek Interi ne kete moment.”

“Pika ime e dobet eshte ai biondi qe luan ne mesin e fushes: Barella. Ky djalosh me pelqen me te vertete shume me thjeshtesine e tij. Eshte nje lojtar i veshtire dhe i rende me te vertete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.