Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

654 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, po tentohet vertete goditja De Paul? Biasin zbulon: “Ja cfare po ndodh. Me sa duket Marotta ka…”

Inter, po tentohet vertete goditja De Paul? Biasin zbulon: “Ja cfare po ndodh. Me sa duket Marotta ka…”
Inter Club Staff

A po tentohet vertete goditja Rodrigo De Paul te Atletico Madrid nga ana e Interit? Kjo eshte pyetja qe po mundon shume tifoze ne kete moment.

Me sa duket, argjentinasi qe eshte ndjekur per shume kohe kur luate te Udinese eshte rikthyer ne radarin e Interit.

Lojtari nuk po gjen dimensionin e tij ne Spanje dhe duket se nuk eshte pershtatur aspak me skemat e reja te Simeones.

Nderkohe, per kete ceshtje ka folur edhe gazetari i njohur italian shume prane Interit, Fabrizio Biasin, i cili ka dhene nje update.

“Po flitet shume keto dite per De Paul dhe per nje interesim te Interit per te. Shume po flasin edhe per nje huazim te lojtarit.”

“Ne dimer dicka e tille as nuk mund te cohej ne mendje sepse ishte e pamundur. Atletico kishte shpenzuar shume per te gjate veres.”

“Por mundesia e rikthimit te De Paul eshte vertete e ulet ne kete moment. Kjo sepse Atletico e ka te veshtire ta huazoje apo ta shese per pak para.”

“Nderkohe, per Interin do te ishte nje mundesi e madhe sepse ai ka pasur nje karriere brilante te Udinese.”

“Ndonjehere disa lojtare jane me shume te prere per nje kampionat dhe per te tjere jo. Prandaj, do e shihja me kujdes… Per te firmos me gjak. Eshte nje lojtar qe do te bente shume mire te Inter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.