Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

218 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kjaer i prek te gjithe me fjalet per Eriksen: “Kalon vetem ndonje dite pa e menduar, por jo me shume. Nese ai ka dicka per t’ju thene, do jua thote vete.”

Kjaer i prek te gjithe me fjalet per Eriksen: “Kalon vetem ndonje dite pa e menduar, por jo me shume. Nese ai ka dicka per t’ju thene, do jua thote vete.”
Inter Club Staff

Pak dite me pare, Simon Kjaer eshte rikthyer ne kohe dhe ka folur perseri per ate qe ka ndodhur me Christian Eriksen ne Europian.

Edhe pse duket sikur ka kaluar shume kohe, te gjithe e kane ne mendje ate moment te tmerrshem te ndodhur me danezin.

“Ka ndonje dite, ndoshta edhe dy, ne te cilen nuk e mendoj ate. Por duhet thene se ai eshte bere pjese e jona pergjithmone.”

“Kur ishte ndeshja me Skocine per kualifikueset e Boterorit jemi futur ne Parkenstadion ne situate normale dhe me kane dale para syve ato skena, kujtime te shemtuara.”

“Kam proceduar hap pas hapi. Ne fillim u mundova te perqendrohesha te nxemja, me pas tek himni, me pas te loja. Por frika ekzistonte ne cdo hap.”

“Kur kemi luajtur, situata ishte e ngjashme me Europianin gjithesesi: kemi ndjesine sikur ne kete stadium jemi ne vendin me te sigurt dhe me te mbrojtur te planetit. Kemi njeri-tjetrin.”

Nderkohe, per ata qe pyesin ende kur Eriksen do te rikthehet, Kjaer thote: “E kam thene me qindra here dhe do e them me qindra here: e rendesishme eshte qe Christian eshte mire. Cdo gje tjeter eshte e parendesishme per mua.”

“A e kam takuar? Normalisht qe po, por do ju them te njejtat gjera si me pare: kur ai do te doje te thote dicka, do jua thote vete. Per tani situata eshte kjo: ai eshte mire dhe kjo eshte e gjitha qe ka rendesi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.