Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

218 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kjaer vazhdon dhe flet per Interin dhe per Eriksen: “Problemet e tij tek Interi? Me kujton kohen kur…”

Kjaer vazhdon dhe flet per Interin dhe per Eriksen: “Problemet e tij tek Interi? Me kujton kohen kur…”
Inter Club Staff

Gjate nje interviste te dhene per La Gazzetta dello Sport, mbrojtesi i Milanit, Simon Kjaer ka folur perseri per ate qe po ndodh tek Interi me Eriksen.

“Une me te jemi shume shoke, degjohemi cdo jave dhe sapo mundemi takohemi me njeri-tjetrin ne rasti ne pare.”

“Situata e tij tek Interi me kujton veten ne Bergamo: ndonjehere idete dhe metodat e nje tekniku shkojne mire per ty, ndonjehere me pak. Kjo eshte e verteta.”

Ti je rikthyer ne Serie A 8 vite me pas nga hera e fundit. Ka ndryshuar?

“Luhet nje futboll me dinamik, me direkt, me sulmues. Diferenca ndermjet klubeve te medha dhe atyre qe quhen te vogla eshte reduktuar shume.”

“Sot nuk mund ti lejosh vetes qe te luash 80% te ndeshjes. Nuk fiton dot keshtu. Me pelqen Sassuolo per shembull, nje skuader gjithmone me prespektive.”

“Atalanta eshte shume intensive dhe agresive. Verona gjithashtu. Luan nje kunder nje, te ben te djersisesh, e pate vete se cfare na beri…”

Sulmuesi me i vehtire?

“Varet nga ndeshja. Interi per shembull ka dy sulmues por per karakteristika, Lautaro me ka vene me shume ne veshtiresi se Lukaku, sepse ka qene me i levizshem, me i paparashikueshem.”

“Pastaj ne Serie A eshte gjithmone Ronaldo: ne zone eshte pothuajse gjithmone i pamarkueshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.