Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

791 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eksperti i merkatos italiane frikeson: “Interi ne alarm, Icardi rikthehet ne Serie A? Do te shkembehet me…”

Eksperti i merkatos italiane frikeson: “Interi ne alarm, Icardi rikthehet ne Serie A? Do te shkembehet me…”
Inter Club Staff

Ne oret e fundit, po flitet shume per nje transferim te mundshem te Cristiano Ronaldos tek Paris Saint Germain.

Enzo Bucchioni, eksperti i njohur i merkatos italiane ka folur per kete ne editorialin e tij per Tuttomercatoweb.com.

Ai keshtu ka zbuluar nder te tjera, se Icardi mund te rikthehet ne Itali per te veshur fanellen e Juventusit, dicka kjo qe nuk i pelqen aspak Interit.

“Paris Saint Germain ne kete moment deshiron Ronaldon, edhe pse mosha e tij eshte e larte (vitin e ardhshem do te mbushe 36 vjec).”

“Ata duan te luajne me nje treshe Neymar, Mbappe, Ronaldo, qe do te ishte me e frikshmja ne Europe dhe ne Bote.”

“Sheiku i PSG deshiron ta beje Ronaldon imazh te Boterorit ne 2022 ne Katar, dhe prandaj ka menduar kete levizje.”

“Nje operacion ky qe Al-Khelaifi deshiron ta coje ne port. Transferimi deri me tani ka marre dakordesine e lojtarit vete, por gjithcka mund te behet duke… transferuar Icardin ne Torino.”

“Ai eshte nje lojtar qe i ka pelqyer gjithmone Juventusit. Regjizori i ketij operacioni me sa duket eshte super agjenti Mendes.”

“Ne kete moment, Mendes ka ne tavoline edhe nje oferte nga Manchester United, por kjo eshte nje hipoteze B.”

Po Juventusi, ke do te merrte per te zevendesuar Ronaldon?

“Pasi themi Icardi, endrra e vetme mbetet vetem nje: Haaland. Norvegjezi ka nje klauzole prej 75 milione eurosh qe prej 2022, dhe kush mendon se Mino Raiola ka hapur nje autostrade per te, nuk gabohet.”

“Liverpool eshte shume e interesuar per lojtarin dhe po ashtu edhe Juventuso. Raiola nderkohe do e conte lojtarin tek bleresi qe do e mbuloje lojtarin ne ar, normalisht.”

“Por pertej Haaland apo jo, Ronaldo do te shkonte te PSG vetem per Icardin ne kembim. Ky eshte nje operacion qe po e shqeteson jo pak Interin.”

“Por gjithesesi ne kete mes ka edhe nje lajm te mire: ne rast se Icardi shitet ne Itali, e mbani mend klauzolen e famshme qe Marotta ka futur ne kontraten e tij?”

“Ne ate rast, Paris Saint Germain do duhet ti paguaje Interit nje shifer tek 10-15 milione eurot, edhe pse ajo nuk dihet me siguri.”

“Atehere, pertej shqetesimit, a nuk eshte me mire nga ana ekonomike nje rikthim i Icardit ne Itali per Interin? Mbase…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.