Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,137 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Krhin: “Kur te therret Inter, nuk mund te mendohesh dy here.” Berni: “Shpresoj te vjedh dicka nga Handa”

Krhin: “Kur te therret Inter, nuk mund te mendohesh dy here.” Berni: “Shpresoj te vjedh dicka nga Handa”
Bujar Berishaj

Pas Dodo, rradhen per prezantim e kane portieri Berni dhe mesfushori Krhin. Intervisten e tyre, ne shqip tek ju e sjell www.inter.al.

Berni, pas kaq shume vitesh ktheheni tek Inter: cfare mjedisi keni gjetur dhe cfare roli mendoni se keni?
“Jam kthyer ne shtepi, jam i ster-kenaqur me kete mundesi. Kam gjetur miq te vjeter dhe shok te rinj, nje grup i afert me deshire per te bere mire. Deshiroj ti jap nje dore.”

Krhin, Mazzarri eshte nje trajner i njohur i 3-5-2, ku mund te beni me shume?
“Keto dite kam konfirmuar qe eshte nje trajner qe kujdeset per cdo detaj. Tani une jam duke luajtur perpara mbrojtjes, por kam bere shume ndeshje edhe si mesfushor.”

Krhin, keni pasur perceptimin qe kjo mund te jete shume e dobishme ketu?
“Ka shume ndeshje, do te na nevojiten te gjithe. Dua te shoh dhe te jem i gatshem te jap nje dore kur te me vij shansi.”

Berni, Handanovic eshte pritesi me i mire i penalltive ne Itali? Ti je i mire, por mund te mesosh dicka nga ai?
“Kam para meje nje nga portieret me te mire ne Evrope, shpresoj qe te ”vjedh” dicka.”

Berni, nga cila eksperience keni mesuar me se shumti ne vitet e tuaja te karrieres?
“Cdo vit kam mesuar shume, ketu mund te sjell eksperiencen e shume viteve jashte. Deshiroj te jap me te miren ne cdo stervitje dhe pastaj te ngre kenaqesin.”

Krhin, cfare diferencash keni gjetur mes Interit te Tripletes, jeni larguar ne ate vit?
“Kam lene nje grup fantastik, por kam gjetur nje grup shume serioz dhe tashme mund ta bejme perseri.”

Ne cfare gjerash jeni permiresuar?
Berni: “Gjithmone kam dashur te permirsohem, vit pas viti, sidomos me deshiren per ta bere.”
Krhin: “Gjithmone kam dashur te mesoj se si se kthehem pas lendimeve dhe veshtirsive te shumta, dhe kjo eshte gjeja me e rendesishme. Pastaj kam mesuar shume nga trajneret. Do e falenderoj gjithmone Interin dhe Bolognan per mundesin e dhene.”

FcIn per Berni: perse keni hequr dore nga mundesia per luajtur titullar per te ardhur ketu tek Inter si portier i trete?
“Deshira per te luajtur eshte gjithmone, keshtu qe dua ta gjej veten time gjithmone te gatshem. Thirrja nga Inter ishte nje gezim i madh, nuk mund ta refuzoja ate. Do te beje gjithcka qe te jem gati.”

FcIn per Krhin: ke bere kaq shume vite, jeni gati per Interin apo do donit nje sezon te madh diku tjeter?
“S’ka dyshim qe nje sezon tjeter ne nje skuader mesatare nuk do me bente keq, por kur Inter te therret nuk mund te mendohesh dy here. Kam bere ketu zinxhrin e te rinjve, duke pare lojtaret qe ri-futen, per mua do te thote qe ekipi eshte duke bere pune te mire me te rinjte. Nuk do te beja zgidhje tjeter.

Berni, cfare lloji i lojtarit eshte Cerci?
“Alessio eshte nje djale i madh, nje shembull profesionist. Nje kampion qe ka treguar nder vite vleren e tij. Shpresoj qe te gjej sistemimin e tij ideal.”

Krhin, sa te vjen keq per renien nga liga te Bolognas?
“Shume, sepse ne kater vjet kam takuar nje mjedis te mrekullueshem. Kishim vlera te rendesishme, ka patur disa episode kunder. Ka shkuar si ka shkuar, por me vjen keq.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.