Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

583 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Ky Inter perfekt mund te permiresohet vetem me nje lojtar: ai luan ne Serie A dhe eshte…”

“Ky Inter perfekt mund te permiresohet vetem me nje lojtar: ai luan ne Serie A dhe eshte…”
Inter Club Staff

Nje Skudeto i ndryshem. Keshtu e pagezon Mario Sconcerti, ne editorialin e tij per Corriere della Sera, triumfin e Interit.

“Eshte marre pa kundershtare, e ne fakt ka ardhur edhe heret, shume jave me pare. Ka qene i ndryshem per shume arsye por mbi te gjitha per vetem dy humbje qe as nuk e kane prekur madheshtine e Interit kete sezon.”

“Kjo sepse Interi ka mbetur vetem nje ndeshje pa shenuar gol, ne nje ndeshje 0-0 ne Udine, qe ishte nje moment dobesie, kur Milani dukej sikur kishte filluar fluturimin.”

“Eshte nej Skudeto i ndryshem sepse vjen pas nente viteve dominim te Juventusit. Interi ka qene e vetmja qe eshte gjendur gati per ta hedhur ne tapet Juventusin dhe i ka bllokuar rrugen.”

“Kjo eshte merite e klubit, qe ka kerkuar gjithmone te rritet dhe ka zgjedhur gjithmone njerezit e duhur edhe kundrejt nje cmimi te kripur per ta bere kete gje.”

Sconcerti me pas flet per mitin e skuadres me te forte: “Nuk eshte as e vertete se Interi ka pasur shume lojtare per kete Skudeto.”

“I kishte mbase, por i humbi rruges njerez si Vecino, Nainggolan, Sensi dhe vete Vidal.”

“Ne mesfushe ka luajtur gjithmone Barella, Brozovic dhe Eriksen, me Gagliardinin si te katertin titullar.”

“Jane shitur Godin dhe Candreva. Kolarov ka perfunduar i fundit ne liste. D’Ambrosio dhe Ranocchia kane qene dy rezervat e vetme prapa. Inter ne fakt e ka pesuar vetem ne fillim, pastaj asgje.”

Perpara te gjitheve per merite te Antonio Contes. “Ne vetmi ai eshte bere njeriu qe ka qene gjithmone, ka ndalur se degjuari zerin e armiqve dhe eshte vene ne qender te gjithckaje.”

“Askush nuk e kuptoi ne kohe. Por pakti i hekurt qe ka bere me lojtaret  ka mbajtur Interin lart deri ne fund. Nuk eshte normale kjo gje ne futboll.”

Si mund te permiresohet ky Inter perfekt? “Vetem me nje emer kualitativ qe di te mbaje topin me finese dhe bukuri.”

“Nje njeri qe mund te zevendesoje sa here te doje Brozovic dhe te nise aksionet. Nje njeri qe ka emrin e De Paul (me siguri jo ai i djeshmi…).”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.