Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

494 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta: “Scudetto? Mendjen e kemi vetem te Kupa e Italise. Inter-Juve eshte ndeshja me rendesishme ne…”

Marotta: “Scudetto? Mendjen e kemi vetem te Kupa e Italise. Inter-Juve eshte ndeshja me rendesishme ne…”
Inter Club Staff

Diten e sotme per mikrofonat e DAZN ka folur edhe Administratori i Deleguar i Interit, Beppe Marotta, perpara finales se Kupes se Italise.

Zikalterit do te perballen neser ndaj Juventusit dhe fjalet e Marottes kane qene keto:

“Me siguri eshte nje skenar dhe nje skene shume e rendesishme. Kupa e Italise i mungon Interit prej shume kohesh ne dhomen e trefeve.”

“Eshte normale qe ambienti, tifozet, ne te klubit, lojtaret dhe drejtuesit duan dhe kane vullnet per ta marre kete trofe ne shtepi.”

“Mbi te gjitha qe luhe nje Inter-Juventus, qe eshte ndeshja me e rendesishme ne Itali.”

Mendja edhe te Scudetto?

“Eshte normale, por ne kete jave ne do te mendojme vetem per Kupen e Italise. Mendja tani duhet te jete vetem aty.”

“Eshte nje sezon qe ka pasur sakrifica te medha. Duhet te marrim dicka qe e meritojme ne fushen e lojes.”

“E merkura duhet te jete dita ku do te tentojme te marrim frutet e para te ketij sezoni te djersitur dhe te gjate.”

“Jemi te fokusuar te kjo. Qe prej te enjtes me pas do te shohim per Scudetton. Por nuk duam asnje shperqendrim. Eshte bukur te kesh presione te tilla, i bejne mire sportit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.