Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

693 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

La Nazione zbulon: “Inter dhe Fiorentina gati per nje marreveshje tjeter? Kane filluar negociatat per dy lojtare.”

La Nazione zbulon: “Inter dhe Fiorentina gati per nje marreveshje tjeter? Kane filluar negociatat per dy lojtare.”
Inter Club Staff

Ne distancen e nje viti, me sa duket ne horizont ndermjet Interit dhe Fiorentines mund te kemi nje shkembim te ri.

Sipas te rejave te fundit, dy klubet po punojne dhe jane ne bisedime prej kohesh per dy lojtare te tjere.

Vetem nje vere me pare, skuadra nga Firenze dhe ajo nga Milano, arriten te shkembenin dy lojtare ne mbrojtje.

Ne Firenze shkoi braziliani Dalbert qe nuk gjeti hapsirat e nevojshme me Conten ndersa ne Milano erdhi Cristiano Biraghi.

Ky i fundit pritet te rikthehet ne fund te sezonit ne Firenze, por klubi zikalter eshte ne bisedime me Fiorentinen per dy lojtare te tjere.

Violat kerkojne dy mesfushore qe jane ne pronesi te Interit: Radja Nainggolan dhe Borja Valero.

Per kete te fundit behet fjale per nje rikthim dhe ai do te ishte nje transferim shume i dashur per tifozet e Fiorentines duke qene se ka qene idhulli i tyre per shume kohe.

Per sa i perket belgut, eshte me e veshtire sepse Interi kerkon para per shitjen e tij dhe nuk mendon ta huazoje perseri.

Gjithesesi, sipas La Nazione, dy klubet jane ne diskutim e siper per dy lojtaret dhe mund te kemi te reja shume shpejt.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.