Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 23, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

La Repubblica kritikon ashper Marotten: “Ka gabuar rende ne merkaton e veres se kaluar: si i ka shkuar ndermend te zevendesoje…”

La Repubblica kritikon ashper Marotten: “Ka gabuar rende ne merkaton e veres se kaluar: si i ka shkuar ndermend te zevendesoje…”
Inter Club Staff

Inzaghi ka vendosur te besoje tek ai ne nje ndeshje te rendesishme si ajo ndaj Fiorentines, por ai ka deshtuar perseri.

Po flasim per Joaquin Correa, qe edhe njehere tjeter ka zhgenjyer ata qe kane pritur dicka me shume nga ai.

Per kete La Repubblica sot nuk i ka kursyer kritikat per te, por edhe per Beppe Marotten, per ate qe ka ndodhur ne veren e 2021.

“Ne fakt, Viola ne pjesen e dyte ka besuar qe prej minutes se pare, dhe pushimi i ndeshjes i ka bere mire atyre”.

“Nderkohe qe ata hoqen Duncan per Jovic, Inter mbante ne fushe nje lojtar si Correa qe me shume ishte hija e vetes, se sa nje lojtar i skuadres ne fushe”.

“Shume i lehte kur kundershtaret kishin topin, me nje vrapin mikroskopik dhe aspak grinte apo presing te shpejte”.

“Ishte pikerisht Correa ai qe doli per tu zevendesuar nga Dzeko qe i nderroi Interit fytyre ne ato minuta qe luajti”.

“E nje ndeshje si kjo te ve ne dukje se si Beppe Marotta dhe drejtuesit e tjere te Interit kane bere nje gabim te pafalshem ne vleresim kur kane investuar parate e Lukakut ne veren e 2021 per Joaquin Correa, nje lojtar qe edhe te Lazio mbase se kishte gjetur dot dimensionin e tij”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.