La Repubblica zbulon gjithcka: “Deshton tratativa me Romen: Mourinho ka refuzuar oferten e Interit per…”
Inter po shikon ne Serie A me kujdes per mundesi merkatoje edhe per merkaton e dimrit, sepse Inzaghi ka kerkuar disa perforcime.
Per kete arsye, qe prej diteve te para te janarit eshte menduar per nje shkembim me skuadren e drejtuar nga Jose Mourinho, Romen.
Por sipas asaj qe tregon La Repubblica sot, me sa duket Roma i eshte pergjigjur me nje jo kategorike Interit per oferten e bere nga Marotta dhe Ausilio.
Ideja fillestare e Interit ka qene qe te dergonin lojtarin ne skadence Vecino tek Roma dhe ne kembim te merrnin nje mesfushor te Romes.
“Ka qene Jose Mourinho qe ka thene fjalen e fundit sepse nuk e ka pare si nje element te vlefshem Vecinon.”
“Inter ka kerkuar Gonzalo Villar, nje lojtar qe Mourinho nuk e shikon si element te vlefshem dhe nuk do te ishte aspak kunder te largohej, por Vecino eshte jashte diskutimit per te.”
“Tani duket se ky shkembim nuk do te behet dot sepse nuk shihet asnje marzh qe kjo tratative te ece perpara.”
“Nese Jose Mourinho nuk eshte dakord, atehere Roma nuk mund te marre nje lojtar si Vecino edhe pse drejtori sportiv i tyre e ndjek prej kohesh.”