Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

638 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Itali-Estoni, TS e kap perseri me Gagliardinin: “Si ka mundesi qe nje lojtar si ai vazhdon…”

Itali-Estoni, TS e kap perseri me Gagliardinin: “Si ka mundesi qe nje lojtar si ai vazhdon…”
Inter Club Staff

Ne Firenze, miqesorja ndermjet Italise dhe Estonise ka perfunduar 4-0 per lojtaret e kalter.

Nderkohe, ne kete ndeshje jane aktivizuar tre lojtare te Interit: Roberto Gagliardini, Alessandro Bastoni dhe Danilo D’Ambrosio.

Keshtu, nje dite pas ndeshjes, kane ardhur edhe notat per lojtaret nga gazetat e perditshme italiane sot.

Per La Gazzetta dello Sport, Bastoni dje ka qene per noten 7: “Under21? Koha e te rinjve ka mbaruar. Eshte nje lojtar qe Mancini nuk do beje dot me pa te.”

“Ai ka kembe prej regjizori ne mbrojtje, ka sensin e pozicionit dhe ka nje perqendrim total.” Nderkohe nota 6 per Gagliardini dhe D’Ambrosio.

Per Tuttosport nderkohe, ka nje note te ulet per Gagliardinin: “Nuk ka rekuperuar ende ate gjendjen fizike qe ka pasur vjet.”

“Kembet i duken me te renda dhe ben disa gabime. Dobet, merr noten 5. Eshte e pabesueshme qe nje lojtar si ai luan gjithmone per tranjeret por ne mesin e tifozeve nuk eshte aspak i preferuar.”

Vote 6 nderkohe per Bastoni dhe D’Ambrosio.

Ashtu edhe si La Gazzetta dello Sport, Corriere dello Sport i jep nje note 7 Bastonit:

“Eshte lojtari i 28 qe debuton me Mancinin. Por pavarsisht kesaj, bashke me Grifon, eshte me i miri i kalter ne fushen e lojes. Ai e nis topin e 1-0, dhe vazhdon lojen pa gabur asnje top. Shume mire sot.” Nderkohe 6 per D’Ambrosio dhe Gagliardinin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.