Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,084 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

LAJM I FUNDIT – Dalin pergjigjet e kontrollit mjekesor te Romelu Lukaku: “Lojtari do te mungoje per…”

LAJM I FUNDIT – Dalin pergjigjet e kontrollit mjekesor te Romelu Lukaku: “Lojtari do te mungoje per…”
Inter Club Staff

Nuk ka aspak lajme te mira nga Appiano Gentile per sa i perket gjendjes se Romelu Lukaku pas demtimit te pesuar diten e djeshme.

Ne keto caste Inter ka publikuar edhe pergjigjet e analizave dhe kontrolleve mjekesore te bera diten e sotme ne Humanitas di Rozzano.

Inter ka shkruar: “Romelu Lukaku i eshte nenshtruar diten e sotme disa kontrolleve te imtesishme ne Institutin Humanitas di Rozzano pas demtimit muskular te pesuar ne stervitjen e dites se djeshme.”

“Keto kontrolle kane nxjere ne pah nje terheqje muskulore ne kofshen e majte. Gjendja e tij do te vleresohet perseri javen e ardhshme”.

Keshtu, kjo komunikate e para pak minutave nga ana e Interit ka dhene nje lajm shume te keq per te gjithe zikalterit.

Romelu Lukaku jo vetem qe do te mungoje ndaj Cremoneses neser, por do te mungoje edhe ndaj Milanit diten e diele.

Do te jete nje mungese e madhe kjo, ne nje ndeshje ku Romelu Lukaku ka shenuar gjithmone sa here ka luajtur.

Nderkohe, ai eshte pothuajse e sigurt se do te mungoje edhe ne ndeshjen ndaj Bayern e mund te rikthehet ne fushen e lojes pas te pakten 15 diteve. Gjithesesi, per kete priten konfirmime te tjera nga mediat e shkruara diten e neserme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.