Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

218 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro, Barcelona ka nje bindje pas fjaleve te Zarate: “Nga klubi tregojne se Interi nuk do te beje asnje ulje.”

Lautaro, Barcelona ka nje bindje pas fjaleve te Zarate: “Nga klubi tregojne se Interi nuk do te beje asnje ulje.”
Inter Club Staff

Tratativa e mundshme ndermjet Interit dhe Barcelones per Lautaro Martinez eshte perfolur shume sot ne Spanje dhe Itali. 

Ato qe kane turbulluar jo pak ambjentin kane qene fjalet e Sergio Zarate, vellai i Rolandos, agjent dhe ortak i Toros me Beto Yaque.

Sergio Zarate ka dhene si te mbyllur transferimin e lojtarit ne Barcelone ku Lautaro do te gjente Lionel Messin, idhullin e tij.

“Interi mund te beje cfare te doje, por ne fund komandon merkato. Kur skuadra si Barcelona duan nje lojtar bejne gjithcka per ta blere ate”, ka deklaruar Zaratte.

Fjale keto qe kane ekzaltuar jo pak shtypin spanjoll. Por El Mundo Deportivo tregon ate qe tashme per te gjithe eshte nje siguri: Interi nuk do te beje as edhe nje euro ulje per lojtarin.

Eshte e kote qe ambjenti te ngacmohet me keto deklarata qe nuk cojne askund sepse nese nje skuader do Lautaron, per Interin duhet te paguaje klauzolen.

“Duhet kujtuar qe Lautaro ka nje klauzole prej 111 milione eurosh qe aktivizohet ne daten 15 qershor.”

“Nga brenda Barcelones, burime te besueshme tregojne se ne fund duhet te paguhet ajo shifer per te blere lojtarin dhe Interi duke qene se nuk e ka ne merkato lojtarin, nuk do te pranoje asnje oferte tjeter poshte 111 milioneve.”

“Lautaro eshte perzgjedhur ne Spanje si pasardhesi i Luis Suarez tek Barcelona. Prandaj po kerkohet me ngulm nga katalanasit.”

Nderkohe, Interi nga ana e saj nuk do te beje asnje negociate pavarsisht se presioni ka filluar te rritet me keto deklarata te personave afer me agjentet e lojtareve. Cmimi i Lautaros nuk ka shans te ulet. Kush e deshiron ate, duhet te paguaje klauzolen me patjeter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.