Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

142 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Le ta shpjegojme Interin repart pas reparti: ne kete moment, dy lojtare shqetesojne me shume.”

“Le ta shpjegojme Interin repart pas reparti: ne kete moment, dy lojtare shqetesojne me shume.”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport ka analizuar Interit repart pas reparti ne kete nisje te sezonit ku ata jane bazuar me shume te shifrat.

Gjithcka ka nisur per ta nga mbrojtja ku Skriniar ka luajtur 1.080 minuta ndermjet klubit dhe kombetares se tij (perpara kesaj pauze). Shume fare.

De Vrij nderkohe ka arritur ne 1.057 minuta. Vitin e kaluar ne kete moment kishte luajtur vetem 675 minuta.

Numra qe tregojne nga ana tjeter se mund te kete edhe nje lodhje te dukshme. Bastoni, per shembull, luan gjithmone por ka ne pankine dike qe mund ta zevendesoje edhe gjate ndeshjes si Dimarco.

Taktikisht, ne fazen mbrojtese, Inter humbet dicka kur futet Dimarco sepse formacioni behet me shume sulmues, por kur Interi ka nevoje per shtyse, eshte nje opsion i mire.

Nderkohe, per sa i takon lojtareve te krahut, duket me vonese te madhe Denzel Dumfries tani per tani.

Gjithesesi, fati i Interit eshte se ne skuader ka nje Darmian qe nuk ka tradhetuar aspak sa here eshte futur ne loje.

Nga ana tjeter pastaj, Perisic po tregohet shume i rendesishem edhe ne fazen sulmuese por edhe ne fazen mbrojtese.

I njejti Dimarco ka dhene pergjigje te mira edhe si zevendesi i tij, me perjashtim te ndeshjes ne Kiev ndaj Shakhtar.

Ne mesfushe dy pikat e referimit jane Barella dhe Brozovic. Tashme rendimenti i tyre i larte nuk zhgenjen asnjehere.

Me keq Calhanoglu qe ka pasur nje renie ne krahasim me ndeshjet e para. Ai dhe Dumfries po shqetesojne me shume Interin ne kete moment.

Vecino po fiton vendin e tij ne formacion e mund te behet me shume se nje altenative e thjeshte.

Vidal, pertej asaj videos qe qarkulloi dite me pare neper rrjete sociale ku shihej tape, ne fushe ka luajtur shume mire sa here eshte therritur ne kauze nga Inzaghi. Mund te behet nje faktor.

Ne fund sulmi, me dyshen Dzeko-Lautaro qe kane shenuar 11 gola ne 7 ndeshje. Ne fazen sulmuese skuadra gjithmone eshte treguar e rrezikshme.

Problemet per Interin mund te lidhen nderkohe me kthimin e sulmuesve te saj nga kombetarja sepse Lautaro dhe Correa do te jene te grumbulluar me Argjentinen.

Po Correa? Edhe ai mund te beje me mire, por ka pasur fazen e tij te ambientimit tek Interi dhe Inzaghi ka shume besim tek ai.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.