Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 4, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Legjenda e Milanit Sacchi sulmon: “Inter nuk ka mentalitet europian. Inzaghi i zoti por te mos beje vetem…”

Legjenda e Milanit Sacchi sulmon: “Inter nuk ka mentalitet europian. Inzaghi i zoti por te mos beje vetem…”
Inter Club Staff

Duke folur per La Gazzetta dello Sport, legjenda e pankines se Milanit, Arrigo Sacchi ka komentuar ndeshjen e zikalterve ne Champions kunder Bayern.

“Ndonjehere, te marten, nderkohe qe shihja ndeshjen e Napolit, dhe entuziazmohesha per sjelljen e skuadres se Spallettit kunder Liverpool, e nderroja kanalin per te pare edhe Interin”.

“Mbase do te jem une pa fat, por sa here e ktheva televizorin, kam pare gjermanet qe mbanin gjithe kohes topin”.

“Eshte e vertete qe Inter kishte shume rezerva, por edhe Bayern. Ketu eshte nje ceshtje mentaliteti, dhe Inter nuk e ka mentalitetin europian”.

“Inzaghi eshte shume i zoti, por duhet te ndalet te luaje ne kundersulm dhe ti jape nje identitet skuadres se Interit”.

“Inter luan nje futboll taktik, pret gabimin e kundershtarit per te goditur. Por ne Europe ky eshte nje limit i madh2.

“Per mendimin tim, per te bere rruge ne Europe, Inter duhet te nderroje komplet ide loje. Duhet te mendoje per te dominuar fushen”.

“Mjafton te shikoje edhe Milanin se si dominoi ndaj kundershtarit te saj dhe fitoi me rezultatin 4-0 duke u kualifikuar me tej”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.