Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,879 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lukaku, cfare intrige mes agjenteve: “Lufte e hapur e Pastorello me avokatin Ladure. Sipas Lukaku fajtori numer nje eshte…”

Lukaku, cfare intrige mes agjenteve: “Lufte e hapur e Pastorello me avokatin Ladure. Sipas Lukaku fajtori numer nje eshte…”
Inter Club Staff

Romelu Lukaku po shtyn fort qe te rikthehet tek Interi, por nje nga pengesat me te medha duket se ka te beje me… agjentet dhe avokatin e lojtarit.

Per kete gje flet sot La Gazzetta dello Sport, e cila flet per nje intrige te vertete mes agjenteve te lojtarit ne kete moment.

“Vetem pak dite me pare, Lukaku ka thene se askush nuk mund te flase ne emrin e tij dhe normalisht kjo deklarate ka ardhur direkt pas fjaleve te Pastorellos.”

“Me sa duket, Lukaku nuk deshiron te punoje me me agjentin italian dhe sipas belgut ai eshte fajtori per kalimin nga Inter te Chelsea.”

“Per shkak te komisioneve te larta qe Pastorello ka marre veren e kaluar, ai ka qene kyc qe te bindte Lukakun te pranonte Londren.”

“Nderkohe, duke qene se mandati per te perfaqesuar Lukakun tashme per Pastorellon ka skaduar, ky i fundit kur ka takuar Ausilion nuk e ka prekur fare temen e belgut.”

“Lukaku vete ka zgjedhur nga ana tjeter avokatin Sebastien Ladure qe te flase me Interin dhe me Beppe Marotten per te pare cfare mund te behet.”

“Pikerisht te shtunen ka pasur nje telefonate ndermjet Pastorello dhe Ladure dhe tonet nuk kane qene aspak te ulta. Tashme Lukaku deshiron Interin, por Pastorello per te nuk eshte personi i duhur per ta bere realitet kete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.