Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

403 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lukaku: “I kam derguar nje mesazh Contes kur firmosi me Interin. Ibra? Raport te mire me te deri kur ai…”

Lukaku: “I kam derguar nje mesazh Contes kur firmosi me Interin. Ibra? Raport te mire me te deri kur ai…”
Inter Club Staff

“Titulli eshte i skuadres, klubit, tifozeve, jo i imi. Nuk eshte se tani e ne vazhdim do ta quaj veten nje top player.”

“Jam nje njeri qe ndihmon te fitohet, une vihem gjithmone ne dispozicion te tranjerit. Te gjithe lojtaret bejne nje saltro kualiteti, shpresojme qe kjo rritje te na sjelle trofe te tjere.”

Ky eshte vetem fillimi i intervistes se Romelu Lukaku per Corriere della Sera, qe edhe njehere tregohet personazhi qe te gjithe vleresojne.

Belgu ka tregura se eshte ndjere mire ne Milano qe ne diten e pare kur ka ndjere “dashurine e tifozeve te Interit”.

“I thashe vetes ne ate moment: Duhet te japesh gjithcka nga vetja per te fituar me kete klub.”

“Ne kete vit kam bere vetem nje gje: Appiano-shtepi-Appiano. Kjo ka qene jeta ime. Nuk doja te vija askend ne rrezik duke dale: as familjaret por as skuadren.”

Me shume mundesi, kjo gje ka bere qe Conte te mendoje edhe njehere tjeter se sa zgjedhje te mire ka bere me te.

“Diten qe mister ka nenshkruar kontraten me Interin, une i kam derguar nje mesazh “Me prit se erdha”.”

“Per mua te luaj me Interin ne Serie A ka qene gjithmone je enderr. Kur isha ne Angli doja te luaja per Chelsean dhe me pas vetem Interin.”

“Kam realizuar nje enderr. Tani jam me tranjerin qe per mua eshte me i forti absolutisht. Ne fushe nuk kemi kurre surpriza, jemi te pergatitur per gjithcka.”

Duke u rikthyer te mendja e Lukakut, tani qe eshte nje nder me te fortet ne bote, momentet me te veshtira si femije: “I kam akoma shenjat e asaj periudhe ne mendjen time.”

“Kur jetoj momente te veshtira, ne mendjen time rikthehen ato kohera. Jane si nj zgjim. Pastaj karikohem mjaftueshem per te thyer cdo gje ne mes.”

Edhe per kete arsye ka nje mardhenie te forte me mamane Adolphine. Dhe kur ne derbin e fundit degjeneroi ne sherr perplasja me Ibrahimovic, gjithcka filloi per nje fraze ndaj mamase se tij.

“Po, po humbisnim 1-0, kisha gabuar nje rast, isha pak i nevrikosur. Por ato fjale nga ai me kane goditur keq.”

“Nuk jam i lumtur qe kam reaguaru keshtu, por une nuk jam nje qe e mbaj mendjen te kontrolluar ne situata te tilla.”

“Por jam i qete dhe i perulur, jam nje fitues dhe perplasem me vdekjen per shoket dhe per fitoren. Nje gjykim per Ibren? Nje lojtar i madh, ka fituar kudo ne te kaluaren, ka shenuar me shume se 500 gola.”

“Si njeri? Deri te Manchester ka pasur nje raport te mire, me pas jo. Kemi nevoje per lojtare te nje niveli ne Sere A. Ai deshiron te fitoje, une per Interin, Ronaldo per Juven. Tani eshte edhe Mourinho te Roma: jane te gjitha gjera te mira per Italine.”

Nje sulmues me te cilin ka nje raport te mire eshte shoku Lautaro. “Jemi shume mire bashke, ne fushe dhe ne jete, sapo ka filluar rrugetimi yne”.

E njejta gje vlen edhe per Barella: “Kam nevoje per Nicolo, me jep energji. Ai te jep jete si skuader, ka qef te te energjizoje pikerisht si une.”

Me shpresen qe merkato te mos i largoje shokut, edhe Lukaku e pranon se nuk e mendon kete gje: “Kurre. Me pare edhe e mendoje, por kur je i ri e mendon ndryshe.”

“Por te largohem tani as nuk e coj ndermend. Te enjten mbush 28 vjec. Ne koken time jam i bindur se jemi nje skuader qe mund te beje gjera te medha.”

“Mund te fitojme dhe te rritemi akoma. Duhet te nisim nje cikel te ri. Kemi nje tranjer qe kerkon te jape gjithmone maksimumin.”

“Conte nuk do te largohet? Jo, mendoj se jo. Edhe pse ai eshte shume i lumtur dhe gjendet mire ketu.”

“Ka nje skuader qe e ndjek dhe qe ben gjithcka per te ne stervitje dhe ne ndeshje. Kemi gjithcka per te nisur nje cikel.”

“Champions? Te dalesh nga grupet ka qene nje zhgenjim i madh. Ne ate grup duhet te kishim kaluar. Real Madrid eshte i forte, por ne ishim me te mire se dy te tjerat. Gabuam.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.