Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,109 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lukaku zbulon gjithcka: “Kam thene nje genjeshter: Ja arsyeja e vertete pse u largova nga Inter. Ata jane…”

Lukaku zbulon gjithcka: “Kam thene nje genjeshter: Ja arsyeja e vertete pse u largova nga Inter. Ata jane…”
Inter Club Staff

Romelu Lukaku, ish-sulmuesi i Interit qe sot ndodhet te Chelsea, me sa duket ne keto momente po mendon ne menyre te deshperuar nje rikthim tek Interi.

Ai ne intervisten e plote qe ka dhene per Sky Sport ka folur pa filtra dhe ka treguar gjithcka fiks si ka qene ne veren e shkuar.

Keto kane qene fjalet e tij dhe me te vertete qe jane shume te forta si per Chelsean, por edhe per Interin vete.

Si je?

“Fizikisht jam mire, akoma edhe me mire se me perpara. Kjo eshte dicka qe ka ardhur pas 2 vitesh ne Itali ku kam punuar shume.”

“Kam punuar me nje skuader te madhe si Interi dhe me pergatites fizik te nje niveli shume te larte. Do qendroje gjithmone me mua ajo pune.”

“Nuk jam i lumtur me situaten, normale. Mendoj se tranjeri ka nderruar modul por une nuk dua te dorezohem. Do vazhdoj te punoj, jam nje profesionist. Nuk jam i lumtur por nuk duhet te dorezohem. Ne nje pike do me duhet te flas prape me Tuchel per te sqaruar situaten.

Duket sikur ka kaluar nje jete qe prej disa muajve me pare…

“Ka kaluar nje jete qe nga vera e kaluar? Ka kaluar gjithcka. Nuk duhet te ndodhte ashtu si ndodhi, ashtu si jam larguar nga Interi.”

“Ashtu si kam komunikuar me tifozet, tani me bezdis, me shqeteson. Nuk eshte momenti i duhur tani por edhe kur ika nuk ishte momenti i duhur.”

“Tani eshte momenti te flasim, kam Interin ne zemer dhe do te rikthehem te luaj aty. Jam i dashuruar me Italine dhe ky eshte momenti per te folur dhe per te treguar njerezve se cfare ndodhi pa folur keq per njeri sepse une nuk jam ashtu.”

Ke fituar Scudetton dhe ishe atje ne mesin e njerezve. Ishe nje gje e vetme ne Milano?

“Mendoj gjithmone per Milanon, per mua aty kam kaluar momentet me te bukura ne karriere. Do te falenderoj shoket sepse qe prej dites se pare me kane qendruar afer.”

“Falenderoj stafin e Antonio Contes por edhe te Simone Inzaghi per muajin qe kaluam bashke. Kane qene afer me mua. Edhe drejtuesit TOP fare. Por tifozet e Interit jane me te miret ne bote.”

Atehere pse perfundoi?

“E di, si lojtar une jam rritur si tifoz i Chelsea. Eshte skuadra ime e zemres. Ka edhe imazhe kur kam shkuar ne shkollen e Stamford Bridge ne moshen 15 vjecare.”

“Pastaj shkova 18 vjec dhe deshtova. Ne mendjen time kisha gjithmone ate sfide. Kur isha tek Interi, pas sezonit te pare kam refuzuar nje oferte nga City. Ishte me e larte se ajo e Chelsea.”

Nuk e doja, nuk ishte momenti. Ishte viti i pare dhe nuk mund te largohesha nga Interi. Doja te beja dicka te mire sepse Interi me ka shpetuar karrieren.”

“Une isha ne nje tunel ne Mancester, isha keq. Per Interin isha nje investim i madh dhe kemi bere gjera te medha bashke.”

“Por kur kemi fituar Scudetton kam shkuar te drejtuesit e Interit dhe kam kerkuar nje rinovim. Kam 28 vite mbi shpine dhe familja ime ndodhej shume mire ne Milano, kam akoma apartamentin atye.”

“Donim te jetonim te gjithe aty. Por nuk kane dashur te rinovonin, nuk kishte mundesi. Per mua ishte e veshtire ta pranoja dicka te tille.”

“Ne koken time ka vetem tre skuadra ne futboll qe jane me te mirat. Barcelona, Real Madrid dhe Bayern Munich.”

“Te gjithe enderrojne te luajne me to. Une do te them te verteten, medoja se do e beja historine time me Interin, por nese do te kishte qene mundesia per te luajtur edhe per keto klube, do te largoehsha.”

“Por me pare doja nje rinovim, keshtu do te ishte me e thjeshte. Pas dy vitesh te medha ishte per te vazhduar edhe me tej ate qe kishim nisur.”

“Por nuk flas vetem per mua. Flas per Lautaro, Barella, Bastoni, Skriniar, te gjithe ata qe jane rritur. Nuk ka ndodhur, nuk me dhane rinovimin dhe doja te largohesha. Asnje nga skuadrat me lart nuk beri oferte dhe pastaj e imagjinova veten te Chelsea.”

“Nuk e mendova se do te largohesha deri kur i pash qe me donin. Vajta te Inzaghi, i thashe qe doja te ikja dhe pike.”

“Ai u tregua i zoti me mua, tentoi te me mbante por su be gje. I gjithe klubi u vu ne levizje por une doja Chelsea. Gjithesesi me erdhi shume inat qe nuk tentuan te rinovonin me mua. Me ka lenduar.”

Do te kishe qendruar me nje rinovim? 

“Po.”

Nuk ka qene nje ceshtje parash?

“Jo, ka qene nje ceshtje momenti, besimi, sfide. Gjeja qe nuk kam fituar ne Angli ne tete vite karriere me bezdiste. Kisha nje mundesi te rikthehesha te Chelsea dhe ishte e veshtire te thoja jo.”

Mbase ne nje moment tjeter nuk do te kishte ndodhur asgje…

“Do te kisha qendruar 100%. Nuk duhet te flasim. Conte u largua. Hakimi po. Kishte disa thashetheme per klubin dhe vehstiresite. Une edhe aty nuk kam thene asgje dhe kam pasur nej raport te mire me klubin, tifozet dhe mister Inzaghin.”

“Ai me ka telefonuar pasi klubi e zyrtarizoi. Ka telefinuar Samir Handanovic dhe me pas me ka telefonuar mua.”

“Une isha duke bere nje xhiro me shoket dhe ai me ka shpjeguar se si donte te luante me mua. Une e njihja sepse kishte stervitur vellain tim dhe ai me ka folur gjithmone mire per te.”

“Inzaghi si raport njerezor dhe si tranjer une e vendos ne maje edhe pse nuk kemi kaluar shume kohe bashke.”

Interin e ndjek?

“Gjithmone. I shoh te gjitha. Kur Interi te prek, eshte ndryshe.”

Ti e kishe kuptuar ne ate muaj se Interi do te bente mire kete vit?

“Po sepse eksperienca e vitit te kaluar ka ndihmuar shume skuadren. Te fitosh ate Scudetto ka ndihmuar shume skuadren per te bere nje hap shume te madh ne nivel mentaliteti.”

“Inzaghi ne nivel taktik eshte i forte, skuadrat e tij kane bere shume gola, luajne me shume, shume lojtare bejne gol.”

“Calhanoglu po ben shume mire. Jam i lumtur edhe per te. Skuadra ka bere nje hap te madh ne menaxhimin e ndeshjeve.”

Inter eshte me e forte se vitin e kaluar?

“Nuk me pelqen te bej krahasime. Tani, ky Inter tani, duhet te jemi te ndershem, luan vertete mire. Eshte e para ne klasifikim dhe te betohem perpara zotit qe shpresoj qe kjo skuader te fitoje, jane lojtare qe do i dua gjithmone sepse fale tyre jam Romelu Lukaku i sotem.”

“Une shprej shume qe skuadra te vazhdoje te rritet. Inter duhet te jete nje skuader top gjithmone dhe meriton me te miren. Une shpresoj qe pas pushimeve te vazhdojne me fitoret, nuk i dihet asnjehere cfare ndodh ne futboll.”

Te mungon Lautaro?

“Po, sepse me Lautaron nuk duhet te flisje shume ne fushe, kuptoheshe. Une mund te vdisja ne fushe per te. Ai te chelsea? Jo, qendron. Do rikthehem une aty.”

“Qe prej dites se pare qe e kam pare e dija qe do te benim gjera te medha bashke. Ai ka nje loje qe per mua ishte top. Cdo here qe merrja topin shpresoja qe te kisha nje njeri me vete dhe ti vrisnim te gjithe perpara.”

“Une mund te dribloja tre apo kater lojtare dhe ai ishte para portes. E nese ai donte sponden, mund te me kerkonte. Vinte natyrale”

“Edhe fakti qe flisja spanjisht me ka ndihmuar. Kemi bere shume gola bashke. Lautaro ka qene top si shok. Top 3? Lautaro, De Bruyne dhe Hazard. I kam pare duke bere gjera…”

Conte?

“Kemi folur, flasim shume. Jo vetem per futboll. Me ka lenduar largimi i tij. Une isha ne Dubai, ai me kishte shkuar se do te largohej.”

“Per mua ka qene nje moment teper i veshtire. Nese do kishte qendruar? Nuk do ndryshonte asgje. Me Inzaghin vazhdoi puna.”

“Shpresoja fitoret te vazhdonin dhe keshtu ndodhi. Lazio ka fituar edhe me Lazion. Nese une do kisha rinovuar do te flisnim ne Milano tani jo ketu ne Londer.”

“Conte mund te beje ate qe beri ne Serie A, por e di qe Chelsea eshte i forte. Ta kesh si kundershtar me jep zemer. Une kurre nuk kam fituar kunder Contes. Eshte nje sfide per mua. Conte ka qene shume i zoti. Me ka ndihmuar ne nivel mendor shume.

Sekreti per te gjetur feeling me ty?

“Po, me mua ka reagime te mira. Lojtaret e kane kuptuar menjehere: benin gjithcka per te me nevrikosur, ne vecanti Barella, qe eshte shoku me i keq i mundshem per keto gjera, por nuk ja dilnin. Por edhe Handanovic dhe Brozovic. Ndonjehere edhe Sensi. Por kenaqeshim shume.”

Nese dikush te provokon, te stimulon. Mendoj per sherrin me Ibren.

“Po ashtu, nese me kerkon, une te vi.”

Eriksen?

“Ka qene nje moment teper i veshtire per mua. Une kam kaluar me shume kohe me ate skuader se sa me familjen time.”

“Kur them se ata lojare jane vellezer per jeten, them te verteten. Kur ndodhi gjeja me Eriksen, me ka lenduar shume.”

“Dhoma e tij ishte ngjitur me mua ne qendren sportive. Luaja me te Play Station. Une shpresoj qe ai te ndihet mire dhe te rikthehet sa me shpejt.”

“Dua te kete nje jete normale sepse eshte nje njeri i arte. Nuk flet shume ne dhome e zhveshjes, por kur mesoi italisht u be shume i madh per neve.”

“Kur misteri i gjeti vendin perkrah Brozovic, ne u beme te pandalshem. Per mua ndeshja me e veshtire ka qene ajo me Danimarken pak dite me vone.”

Nese do te benin oferte Juve ose Milan?

“Kurre, kurre, kurre, kurre. Tratativa me Juventusin? Po, e kane provuar para Interin. Por kur mora vesh qe Conte do shkonte te Interi, ka qene gjeja qe me ka bere te nevrikosem me shume me agjentin tim.”

“Nuk doja te flisja me Juven sepse ne Itali per mua ishte vetem Interi. Ka qene gjithmone keshtu. Kam folur me ta sepse nuk kisha ende oferten e Interit. Por pas lajmit te Contes ne prill, e dija qe mundesia do te ishte.”

“Kam pritur deri sa Zhang te bente oferten. Kam thene po dhe i kam thene United “kurre te Juventusi”. Edhe ne rast te nje oferte me te mire.”

“Eshte e qarte qe ne te ardhmen do te rikthehem ne Itali. Ose luaj per Interin ose rikthehem te luaj per Anderlecht.”

Nje mesazh per tifozet?

“Me perpara, dua ti kerkoj falje tifozeve te Interit, te gjitheve atyre.”

“Menyra me te cilen une u largova, ishte e gabuar. Duhet te kishte ndodhur ne nje menyre tjeter ajo gje.”

“Duhet te flisja ne fillim me tifozet sepse per ate qe keni bere ju per mua, per familjen time, per mamane time, per djalin tim, jane gjera qe do te mbeten me mua pergjithmone.”

“Shpresoj nga thellesia e zemres qe te rikthehem tek Interi dhe jo ne fund te karrieres, por kur te jem ende ne nje nivel te mire dhe duke shpresuar qe te fitojme perseri bashke.”

“Me falni. Uroj qe nje dite te luftojme perseri se bashku.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.