Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

675 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lukaku zbulon gjithcka: “Para se te vija tek Interi pashe Lautaron dhe thashe me vete: “Nese ky…”

Lukaku zbulon gjithcka: “Para se te vija tek Interi pashe Lautaron dhe thashe me vete: “Nese ky…”
Inter Club Staff

Romelu Lukaku ka dhene nje interviste te gjate per Knack ne Belgjike. Ai ka folur per shume tema e deri tek Interi, ku ai sot po shkelqen.

“Lojtari qe ka shenuar me shume per Belgjiken? Avantazhi im eshte se jam bere profesionist ne moshe shume te re.”

“Pavarsisht viteve te veshtira ne fillim me Belgjiken, isha i bindur 100% qe nje dite do te arrija te behesha kryegolashenuesi me i mire ne hisotri edhe sepse kam qene i rrethuar nga lojtaret me te mire per shume kohe.”

“Nese je ne fushe prej 11 vitesh si profesionist, ka kuptim te thyesh ndonje rekord. Cfare mendoj kur luaj? Qe te fitoj!”

“Me Itali kjo vlen per gjithcka. Ka nje diference te madhe ne krahasim me futbollin dhe perceptimin qe ndodhet ne Angli, prandaj ketu perqendrohem akoma edhe me shume.”

“Taktikisht, duhet ta di se kur duhet te vrapoj e kur duhet te heci me hap te vogel. Nuk mund te gaboj ama, kurre.”

Big Rom me pas ka treguar se ai mund ti beje keq cdo kundershtari. Por ai ka zbuluar se cilat jane mbrojtjet me te cilat ka me shume qef te perballet.

“Me pelqen shume futbolli vertikal. Kam qene shume i rrezikshem kur kam pasur porten perballe. Jam i shpejte, mund te eleminoj kundershtarin tim me nje dribling por mund te gjuaj si me te majten dhe si me te djathten.”

“Kombetarja me ka detyruar qe te ndryshoj menyren time te lojes. Me United jemi bere me te shpejte si skuader nga levizjet e mia.”

“Roberto Martinez nderkohe me ka bere qe te ndihem me mire me shpine nga porta, por kjo ishte dicka qe e kam mesuar te Everton.”

“Isha 20 vjec ne ate kohe. Isha ende shume i ri, por dalengadale mesova edhe une. Kisha shume deshire.”

Tek Interi ka gjetur Lautaro Martinez, shokun perfekt per repartin: “Perpara se te vija ketu kisha pare disa ndeshje te Interit dhe disa here e kam pare Lautaron te vetem perpara.”

“E kam kuptuar menjehere se cfare mund te bente ai nese do te kishte nje si une aty perpara. Ndonjehere eshte dita e tij, ndonjehere e imja.”

“Por nese e pranon kete, cdo gje shkon mire. Jam i bindur per detyrat dhe pergjegjesite qe une kam. Prandaj, nuk duhet te dorezihem kurre.”

“Ne fushe duhet nje lider si puna ime, si Arturo Vidal, si Nicolo Barella apo si Alexis Sanchez. Vetem me nje sjellje te tille dhe menderisht te forte mund te permbysesh nje ndeshje.”

Nder shume tranjeret e pasur ne karriere, ka qene edhe The Special One: “Mourinho me ka mesuar te punoj me shume per skuadren.”

“Si ne terma presingu por edhe ne pozicionimin ne fushe. Shikoni cfare po ben Harry Kane tani. Une nder pese sulmuesit me te forte ne bote?”

“Nuk dua ta klasifikoj veten ne pese apo me shume. Por di qe jam aty ne maje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.