Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

332 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini, cfare fjalesh per Bastonin: “Duhet ta dini te gjithe se Bastoni eshte nje lojtar qe ka nevoje per…”

Mancini, cfare fjalesh per Bastonin: “Duhet ta dini te gjithe se Bastoni eshte nje lojtar qe ka nevoje per…”
Inter Club Staff

Pas humbjes me Spanjen, tranjeri i Kombetares se Italise, Roberto Mancini, ka analizuar ndeshjen ne konferencen per shtyp pas saj.

Disa humbje perqendrimi paguhen ne futboll. Cfare mund te behet me mire? Po vershellimat per Donnarummen, a kane kushtezuar lojtarin?

“Me siguri qe nuk i kane pelqyer, po ashtu si nuk na pelqyen edhe neve. Por cfare mund te benim? Ne jemi te medhenj dhe ndodhi.”

“Per sa i perket kartonit te kuq te Bonuccit ka qene me te vertete nje mekat sepse me Spanjen ishte nje ndeshje e ekuilibruar.”

Humbja erdhi…

“Me mire sot se sa ne finalen e nje Europiani apo ndonje Boterori. Por kjo ndeshje na jep shume force pavarsisht se ishte nje humbje. Na ben te kuptojme se jemi nje skuader e madhe.”

Po Bastoni si tu duk sot? 

“Une Chiellinin nuk do e kisha futur ne dy ndeshje radhazi dhe duhet ta kuptoni te gjithe se nje si Alessandro Bastoni ka nevoje per ndeshje te tilla.”

“Eshte nje djalosh i ri qe ka nevoje per besim dhe minuta. Une kam besim tek ai dhe te gjithe. Nese lojtaret jane ne kombetare do te thote se mund te luajne ne cdo moment.”

“Me Bernardeschin mund te nderronim pozicionet ne sulm, prandaj keshtu shpjegohet edhe zgjedhja me te.”

Perseri te vershellimat e Donnarummes: cfare mendon?

“Me vjen shume keq. Ketu nuk luante Interi apo Milani, luante kombetarja. Mund te lihen menjane per nje nate keto situata dhe te vershellehet lojtari kur te jete PSG-Milan, dhe jo kur luan Italia. Italia eshte Italia, vjen perpara te gjithave.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.