Mancini ne konference: “Kunder Real Salt Lake nje ndeshje e mire, tani Bayern dhe Psg. Merkato? Nuk eshte pune e imja…
Ne perfundim te miqesores se pare ne Usa e fituar 2-1 fal golave te D’Ambrosio dhe Jovetic, Roberto Mancini ka folur dhe ka analizuar kete ndeshje:
Mbi fazen mbrojtese- “Duhet te punojme akoma, keto ndeshje jane te rendesishme per te korigjuar gabimet, besoj se kemi mbrojtur mire”.
Mbi Real Salt Lake- “Real Salt Lake eshte nje skuader e mire, luan futboll te bukur, besoj se do bej nje kampionat te mire ne MLS”.
Merkato e Inter- “Nuk eshte pune e imja, nuk e di”.
Interi ne Amerike – “Isha ketu edhe me Manchester City, mendoj se ketu punohet mire sepse koha eshte shume e mire, ne Itali eshte shume vap. Kemi zhvilluar nje ndeshje te bukur sot, tani na presin perballje te medha kunder Beyern dhe Psg”.
Gjerat pozitive- “Ishte e rendesishme te perfundonim ndeshjen pa demtime, ishim te lodhur pasi nuk kemi as 3 dite qe kemi ardhur. Nuk ishte e lehte te luaje nje ndeshje keshtu”.