Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

412 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marco Branca i frikeson te gjithe: “Tek Interi duhet te na thone te verteten: nje mekat i madh po ndodh duke…”

Marco Branca i frikeson te gjithe: “Tek Interi duhet te na thone te verteten: nje mekat i madh po ndodh duke…”
Inter Club Staff

Marco Branca, ish-drejtues i Interit, eshte ndalur te flase per TMW Radio per lajmet e fundit per sa i perket shtepise zikalter.

“Kur merren vendime ne nivel qeveritar, ke shume pak per te bere. I ke duart e lidhura dhe kush thote te kunderten, nuk e di si funksionojne keto gjera.”

“Eshte e veshtire te besh parashikime ne kete moment, sepse nuk eshte se ka edhe shume informacion per ate qe po ndodh.”

“Por nese problemet jane vetem ekonomike, mendoj se Interi i ka te gjitha mundesite qe te blihet nga nje grup tjeter i fuqishem ose te pakten nje pjese e aksioneve sa per te riperteritur klubin financiarisht.”

“Por nga ana sportive, per mendimin tim, do te ishte nje mekat shume i madh qe te hidhej ne kosh nje programim kaq i mire i skuadres qe eshte bere ne dy vitet e fundit.”

“Te prishesh kete skuader qe eshte krijuaar tani do te ishte nje mekat super i madh. Me japin ate ndjesine sikur nuk do te ndalen se fituari per vite me radhe.”

“Une mendoj se pronaret e Interit duhet te dalin dhe te qartesojne te gjithe per te verteten e te zbulojne planet e tyre.”

“Ekziston rreziku qe Interi te humbase lojtare teper te rendesishem dhe tranjerin e saj, prandaj tifozet duhet ta dine kete gje nese eshte keshtu.”

“Nese jane te qarte dhe shpjegojne gjithcka, e ardhmja mund te jete pozitive. Cdo lojtar mund te zgjedhe me pas nese do te vazhdoje me kete projekt apo do te largohet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.