Materazzi mbetet nje legjende e gjalle: “Ja cfare i uroj Mourinhos kete sezon: te dale fiks…”
Diten e djeshme Marco Materazzi, legjenda e Interit, ka qene i ftuar nderi te Nava Design ne Milano dhe ka folur edhe per mediat.
Keto kane qene fjalet e tij: “Kete vit jane pese apo gjashte skuadra teper te forta ne Serie A. Napoli po ben shume mire.”
“Pastaj te Milani luajne disa djem te rinj te mire me nje gjysh fenomenal si Ibrahimovic dhe qe ben ende diferencen.”
“Eshte Juventusi me pas qe nuk vdes kurre. E ne fund, Interi po ben nje kampionat shume te mire, jane pak pike nga kreu.”
“Ka shume kualitet dhe bindje per te bere mire. Interi mbetet kampione e Italise ne fuqi. Do te jete e veshtire, por zikalterit jane te strukturuar per te luftuar deri ne fund.”
“Conte ishte nje qe i priste me shume kundershtaret dhe nisej me kundersulme me Hakimin dhe Lukakun. Inzaghi nderkohe po ndryshon disa gjera te rendesishme. Ai nuk ka Lukakun por Dzekon.”
“Cfare i uroj Mourinhos te aventura e tij e re? Me duket e cuditshme ta shikoj ne nje pankine tjeter, por kjo eshte puna e tij.”
“Jose e ka vleresuar me siguri mire kete aventure dhe cfare ka qene pro dhe kunder. Une i uroj atij te dale fiks pas Interit.”