Ish-tranjeri i Barella, Melis: “Nicolo eshte i dashuruar mbas Interit. Kete gje e dine…”
Fjalet e trajnerit qe e ka zbuluar futbollistin e talentuar Nicolo Barella.
I intervistuar ne mikrofonat e TuttoMercatoWeb, ish trajneri i te rinjve te Cagliarit Giorgo Melis, i cili ka zbuluar Nicolo Barella, mesfushori i talentuar i vitlindjes 97’, ka folur per mediano-n e ri kuqeblu:
“Nuk me ka befasuar aspak Nicolo. Qe kur ka filluar te ambjentohet ne kete kategori performanast e tij ka qene me te mirat. E vetmja gje qe mund te beje, eshte vetem te rritet dhe te permisohet.
Eshte i gatshem qe te luaje ne ekipe me te medha?
“Per me teper i uroj qe te arrije objektiva te rendesishem me Cagliarin por eshte e qarte qe pertej mbijeteses ne Serie A nuk mund te shkoje, per kete arsye besoj se ka ardhur momenti per te provuar qe te luaje ne nje ekip te madh por qe i jep mundesine te luaje”.
Juventusi ne rolin e Barelles eshte plot me alternativa. Ngelin te tjerat: ku e shikoni mundesine qe ai te luaje ne nje ekip te madh?
“Une besoj se Milani mund te jete nje shoqeri e projektuar ne te ardhmen. Uroj qe te luaje te kuqezinjte, ose tek Napoli qe ka nje trajner me kapacitet dhe ekspert si Ancelotti”.
Megjithese se skuadra tij e zemres eshte nje tjeter.
“Ai eshte i dashuruar me Interin. Kete gje e dine te gjithe ata qe e njohin. Por eshte nje futbollist profesionist, dhe per kete arsye tifozeria ka pjesen e saj qe nuk duhet te nderhyje ne zgjedhjet qe ben ne te ardhmen”.